Gati kompensimi i pronarëve të ligjshëm
09/03/2009 Vlera e shpërblimit rreth 2,7 miliardë lekë. Do të dëmshpërblehen 170 184.85 m2
ALUIZNI krijon fondin financiar. Në listën e re emrat e 104 pronarëve
Një fond prej 2,7 miliardë lekësh do të jetë në dispozicion të 653 pronarëve tokat e të cilëve janë zënë në mënyrë të paligjshme me ndërtimet informale. Qeveria ndau javën e kaluar titujt e pronësisë për 60 pronarë të rinj. Këta pronarë duhet të paguajnë për objektin që kanë ndërtuar një vlerë rreth 10 fish më pak se sa çmimi aktual i tregut. Në këtë mënyrë krijohet një fond financiar për dëmshpërblimin e pronarëve të ligjshëm. Deri më tani, sipas burimeve zyrtare të ALUIZNI-t, janë përgatitur katër lista me emrat e pronarëve që do të përfitojnë. Tre listat e para janë miratuar edhe me vendime të Këshillit të Ministrave. Në total janë 653 pronarë të ligjshëm që përfitojnë. Procesi ka nisur prej nëntorit të vitit të kaluar. Lista e fundit është miratuar më 19 shkurt të këtij viti, ndërsa është në proces lista me emrat e 104 pronarëve të tjerë.
Kompensimi i pronarëve
Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Legalizimeve konfirmojnë se në procesin e kompensimit financiar do të përfshihet një total prej 170 183.85 metra katrorë. Sipërfaqja për listën prej 104 emrash, e cila do të dëmshpërblehet është 18 049.48 metra katrorë. Burime zyrtare të kësaj agjencie bëjnë të ditur se vetëm një e treta e ndërtimeve informale është bërë në tokë të pronarëve të ligjshëm. Pjesa tjetër është bërë në tokë shtetërore. Por ky fond i krijuar është i ndryshëm nga ai që Qeveria ka vënë në dispozicion të ish-pronarëve, të cilët janë pjesë e skemës së dëmshpërblimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas ligjit të legalizimeve, 80 për qind e këtij fondi do të shkojë për dëmshpërblimin e pronarëve të ligjshëm, ndërsa 20 për qind e fondit është parashikuar që të përdoret për të financuar studimet dhe planet urbanistike të këtyre zonave informale.
Hipotekimi
ALUIZNI është i detyruar me ligj që të çojë dosjet në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të krijuar dosjen përkatëse të pasurisë së re që regjistrohet. Brenda dy javësh ZRPP-ja duhet të kthejë përgjigje zyrtarisht. Nëse ka probleme ose pasaktësi ZRPP-ja nuk i drejtohet qytetarit, por ALUIZNI-t. Aktualisht ALUIZNI ka rreth 4504 objekte të gatshme për t’u pajisur me leje legalizimi. Sipas të dhënave zyrtare, janë 12 297 objekte informale në proces plotësimi të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe financiar për t’u pajisur me leje legalizimi. Po kështu, 6674 shtesa informale në objekte të ngritura përpara vitit 1993 për 80 për qind të të cilave është kryer identifikimi në terren është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor dhe janë shlyer prej qytetarëve detyrimet financiare. Në total, sipas të dhënave, janë 10 mijë pasuri informale të identifikuara në zonat turistike, zonat me studime urbanistike, zonat e mbrojtura me akte ligjore dhe nënligjore. Administrata e ALUIZN-it ka përgatitur 70 për qind të numrit të përgjithshëm të ndërtimeve informale me dokumentacion. Mbetet vullneti i qytetarëve në shlyerjen e detyrimeve financiare.
Nis në të gjithë vendin dorëzimi i lejeve të legalizimit
Këtë javë do të nisë në të gjithë vendin dorëzimi i lejeve të legalizimit për 4504 objekte për të cilat është përfunduar i gjithë dokumentacioni. Po kështu edhe 6620 apartamente dhe ambiente social-ekonomike në ndërtimet me leje me shtesa informale janë gati pasi është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor dhe janë të gatshme për t’u pajisur me leje legalizimi. Pas kësaj këta persona janë të detyruar të paguajnë detyrimet financiare, që janë të përcaktuara për 300 deri në 500 metra katrorë në Tiranë dhe në rrethe të tjera deri në 4 milionë lekë të vjetra. Nëse kjo shumë paguhet menjëherë në dorë atëherë qytetarët mund të përfitojnë një zbritje në shumë prej 800 mijë lekësh, ose 20 për qind e vlerës. Pas pagimit të shumës së detyruar sipas objektit të ndërtuar dhe paraqitjes së mandatit të pagesës si dokumentacion pranë zyrave të Agjencisë së Legalizimeve, atëherë qytetari mund të pajiset me titullin e pronësisë.