Situata ekonomike ne Europe negative

Ekonomia franceze bie për herë të parë që nga recesioni i 2009. Të dhënat e BQF për muajin qershor parashikojnë një rënie të PBB me 0,1% për shkak të indeksit të ulët të besimit të bizneseve, si në industri ashtu edhe shërbime, nga rënia e prodhimit industrial, kryesisht në sektorin automobilistik dhe metalurgjik si dhe nga konsumi që vijon të frenohet nga kriza. Gjithsesi qeveria franceze shpreh besimin se do ta cojë rritjen ekonomike në pozitiv brenda fundivitit, me 0,5% dhe për 2013-ën me 1,7%.
Ndërkohë të dhënat statistikore të Greqisë bëjnë me dije se në tremujorin e parë të 2012-ës recesioni është përkeqësuar, me një ekonomi në rënie me 6,5%. Rrudhja e PBB grek vijon që prej tre viteve e gjysmë. Gjithashtu statistikat zyrtare greke tregojnë edhe për një rritje rekord të papunësisë, me një normë në 21,9% me 1,075 milionë persona të papunë. Nga Instituti i statistikave portugeze raportohet se edhe ekonomia e Portugalisë është ulur me 2,2% në tremujorin e parë të këtij viti, e goditur kryesisht nga një ulje e fortë e shpenzimeve qeveritare, dhe kërkesës për konsum, ndërkohë që eksportet janë i vetmi sektor që mbështesin ekonominë, në rritje me 7,9%.
Edhe statistikat italiane flasin për një rënie të ndjeshme të prodhimit industrial gjatë muajit prill me 9,2%, që është edhe reduktimi më i lartë që nga nëntori i vitit 2009. Ndërkohë që edhe eksportet vijojnë të tkurren gjatë kësaj periudhe. Ekonomistët italianë gjenden në vështirësi për të bërë vlerësimet paraprake të sektorit industrial, nisur edhe nga fakti se tërmeti në zonën e Emilias ka dëmtuar biznese të mëdha të cilat kanë ndërprerë aktivitetin prodhues. Sipas tyre ekziston rreziku për një përkeqësim të të dhënave për tremujorin e dytë të vitit.