E Diel, 1 Nëntor 2026

Kerkesat e rreme per azil 2 persona procedohen penalisht

Ka tentuar të aplikojë për azil për gjakmarrje në Kanada, por jo vetëm se ka përfituar këtë azil, por tashmë I duhet të përballet me prokurorinë për përfitimi të parregullt, e cila sipas kodit penal ndëshkohet  2 vjet burg he me gjobë nga dyqind mijë deri në një milion lekë.
Dokumenti të cilin kishte paraqitur në Kanada, ka mjaftuar për t’i nisur procedim penal edhe Gjin Markut, Kryetar  i Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtar.  Hetimi i skuadrës së antikrimit ekonomik nisi në Rinas, aty ku u kthye, 27-vjeçari Skeja. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, Skeja, posedonte dokumenta të lëshuara nga ana e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombtar, si  vërtetime hasmërie në të cilën pasqyroheshin të dhëna në lidhje me hasmëritë që ky shtetas dhe familjaret e tij  kishin me një familje tjetër në Dibër, dhe kërkonin azil në Kanada me dokumenta të falsifikuar. Po ashtu edhe dokumeta të tjera të lëshuara nga Kryetari i Komitetit  të Pajtimit shtetasi Gjin Lazer Marku. Pas liberalizimit të vizave dhe problematikës që sollën kërkesat e shtetasve shqiptarë për azile në vendet Shengen, Policia e Shtetit ka intensifikuar hetimet e rasteve që lidhen me dokumentacionet e falsifikuara për përfitimin e statusit të azilantit. Po dje nga Seksioni Kundër Pastrimit të Parave u  dërguan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Tirane materialet hetimore për veprën penale të “Ushtrimit të palicencuar i veprimtarisë financiare ” të parashikuar nga neni 170/c I Kodit Penal në gjendje të lirë për shtetasve : 1.      Vladimir Zyber Velaj, 52 vjec, lindur ne Fier  dhe banues ne Tirane 2.      Alfred Refat Skapi, 45 vjec, lindur  dhe banues ne Tirane

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›