E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet kamioni i Bajden në Detroit, policia nis kërkimet

Shërbimi Sekret tha se një kamion që ishte marrë me qira për të transportuar paisjet e nënpresidentit Xho Bajden në vizitën e tij në Detroit është vjedhur jashtë një hoteli në qytetin e Detroitit.

Zëdhënësi i Agjencisë Ed Donovan tha për The Detroit News se kamioni është vjedhur të dielën në mëngjes. Ai ka thënë se në kamion ka pasur paisje, por jo armë. Donovan tha se vjedhja nuk do të ketë ndikim në planet e Bajdenit.

Nënpresidenti pritet t`i drejtohet një sindikate, për të shënuar Ditën e Punës. Policia tha se janë duke u bërë kërkime për kamionin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›