Ruci Dy te burgosur me thane se skemi bere asnje krim me shume se Berisha

Tirane 25 nentor 2010 NOA - Pas deklarates se kryeministrit Sali Berisha ne Kuvend ka ardhur dhe reagimi i kreut te grupit parlamentar te PS-se. Ruci u ndal ne deklarata e Berishes se ai eshte kryeministri ne hije i PS-se duke i cilesuar keto si diversione.
Une Gramoz Ruci e kam zgjedhur dhe e kam percaktuar vet ambicien time politike PS e ka zgjidhur nje here e se kush e ka zgjidhur se kush eshte kryeminister u shpreh Ruci duke nenkuptuar kryetarin aktual te PS-se Edi Rama.
Por ne deklarate e tij Ruci beri dhe nje paralelizem me denimin e krimeve ne vend.
Ai u shpreh se dy te burgosur per tentative vrasje dhe vjedhje i kane kerkuar amnisti duke deklaruar se nuk kane bere asgje me shume se Sali Berisha.
Pra nje muaji dy te denuar i ben nje leter Grupit Parlamentar te PS-se per te bere nje amnisti. Njeri ishte denuar per nje tentative vrasjeje tjetri ishte denuar per vjedhje te tre milione lekeve. U ktheva pergjigje se Grupit Parlamentar i PS nuk mund te marre nisme pasi keto vepra jane te pa amnistueshme tha Ruci.
Me pas permendi dhe pergjigjen e dy te burgosurve duke bere paralelizmin me kryeministrin Sali Berisha.
Ata me kthyen pergjigje Z Ruci se cfare kemi bere ne e dime dhe fajin e pranuam. Por me vjen keq qe ti si kryetar grupi degjon nje kryeminister qe vjedh miliona dhe vetem me nje te shtene vrau 26 njerez. Dua te them qe mos e quaj veten te pazevendesueshem kushdo ne kete salle mund te jete kryeminister tha Ruci
Kreu i Grupit te PS-se u shpreh se kryeministri Berisha duhet te pranoje humbjen e pushtetit. Mos e perjeto keq lenien e pushtetin se te ben keq nga ana shendetesore tha Ruci.
Ai e cilesoi daljen e kryeministrit Berisha ne Kuvend pasdite si dalje per edicionin informativ te mbremjes.
a.k/NOA