E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juristet debate per Kushtetuten

Konstitucionalisti Njazi Jaho flet serish per ceshtjen e zgjedhjeve te 28 qershorit qe sipas tij politika nuk ka dashur te degjoje argumentimin e juristeve te duhur per kete ceshtje duke e kthyer debatin nga nje ushtrim i lehte ne nje krize te veshtire.

Nese politika do ishte e predispozuar qe per kete ceshtje te merrte argumentet e specialisteve me integritet do te mjaftonte jo nje vit e gjysme por nje ore e gjysme per ta zgjidhur ceshtjen ka deklaruar Jaho.

Ne konferencen mes juristeve me te mire ne vend me teme Kushtetuta arritje dhe sfida per te ardhmen u diskutua nese duhet ndryshuar apo jo Kushtetuta.

Une mendoj se themeli nuk duhet prekur por ca gjera duhen pare. Tani referendumi eshte i veshtire per shkak te situates politike ka deklaruar Kristaq Traja ish-gjyqtar ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut.

Ndersa juristi Sabri Godo eshte shprehur Ka disa gjera qe duhen rishikuar. Pasi problemi central eshte prona private ligjore. Une do vazhdoj te them se Kushtetuta i ka dhene zgjidhjen me te mire ketij problemi por kjo eshte menjanuar ne menyre brutale nga qeverite.

Gjate takimit u preken edhe ceshtje akute per thirrjen e raportimit ne komisione hetimore te prokurorit te pergjithshem qe sipas ish-kreut te Gjykates Kushtetuese Fehmi Abdiu kane shenuar vartesine e prokurorise nen cdo mazhorance.

Pas ndryshimeve te bera duket qarte se problemi eshte nderlikuar pasi te raportosh do te thote te raportosh para nje pergjegjesi per plotesimin e disa detyrave. Ndryshimi i fundit i ka vene kapakun tendences se qellimit te mazhorances ka pohuar Abdiu.

Nderkohe qe ish-kryetari i Gjykates se Larte Thimio Kondi replikoi me idene e hedhur nga Kreshnik Spahiu per vendosjen nen vartesi te Gjykates se Larte ne KLD.

Si mund te qendrojne pa mandat jashte mandatit te tyre 5 anetare te KLD-se dhe me pas te transferohen e te bejne cfare te duan eshte shprehur ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›