Rama KE refuzoi qeverine jo shqiptaret

Duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel Rama eshte shprehur se Shqiperia po perjeton sot momentin me dramatik ne rrugen e integrimit.
Nuk jemi terhequr nga asgje por kemi bere nje leshim ne funksion te interesave te vendit qe sot perjeton nje moment dramatik ne rrugen e integrimit pasi eshte refuzuar statusi i kandidatit dhe hapja e negociatave per ne BE. Eumlshte deshtimi me i madh qe Shqiperia ka njohur qe prej 97-es te cilin ne nuk e lexojme me syte e nje pale qe synon te qeverise vendin por me syte e se ardhmes ka deklaruar Rama.
Lideri i opozites ka bere pergjegjese per kete situate qeverine aktuale e cila sipas tij nuk ka pasur asnje merite ne proceset integruese te deritanishme por eshte refuzuar kategorikisht nga Komisioni Evropian qe ne raportin e tij ka reflektuar situaten reale ne Shqiperi.
Ketu eshte fare e thjeshte te thuhet se arritjet jane procese te zgjatura padrejtesisht per shqiptaret per shkak te keqqeverisjeve me radhe dhe qe ka kulmuar kete periudhe me refuzimin e pamerituar per qytetaret por i merituar per qeveritaret. KE ka dhene nje opinion shume te rende qe eshte dhe nje pasqyre objektive e gjendjes se vendit ka pohuar Rama.