E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vetëvaret në litar 25-vjeçarja

Shkodër- Një 25-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ndodhi në një fshat të Shkodrës, kur gruaja, e mbetur e ve, pas vdekjes së bashkëshortit u gjet pa jetë në kasollen e bagëtive në banesën e të afërmve të saj në Bardhaj të Shkodrës.

Sipas burimeve të policisë, gruaja me iniciale V.D, ka përfituar nga rasti, kur në banesë nuk ka pasur njeri dhe larg vëmendjes së familjarëve ka kryer vetëflijimin duke u varur në litar.

Për të nuk ka pasur asnjë shans, pasi kur e kanë gjetur familjarët ka qenë shumë vonë. Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes nuk ka bërë ende të ditur motivet e kësaj vetëvrasjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›