E Diel, 1 Nëntor 2026

Disho, Gjyqtarët shqiptar të padëshiruar në Greqi

Korçë- Mbështetja që i jep shteti grek kreut të Omonias, Naum Disho është e fortë dhe kjo vërtetohet me ndodhitë e paprecendenta që kanë shoqeruar së fundmi aktorët e odisesë gjyqesore ‘Naum Disho’.

Shteti grek ka ndaluar që të shkelin tokën e tij 3 nga gjyqtarët e dosjes ‘Naum Disho’, të cilët e dënuan këtë të fundit me një vit burg për dhunimin e varreve në Boboshticë.

Por teksa Disho nuk ‘dihet’ se ku fshihet dhe vijon në liri duket se skandali i varreve në Boboshticë po merr permasat e një hakmarrjeje edhe ndaj sistemit shqiptar të drejtësisë.

Mësohet se ditën e hënë gjyqtarja e shkallës së parë në Korçë, Afërdita Maho nuk është lejuar të kalojë Kapshitcën duke iu refuzuar kalimi nga autoritetet greke me arsyetime jo të qarta. Dhe për të treguar se s’bëhet fjalë aspak për një rastësi po për motive muzgta i është ndaluar shkelja në Greqi edhe drejtueses së gjykatës së Apelit, Entela Priftit. Sipas saj ajo dhe familjes së saj i është refuzuar dy herë kalimi i kufirit grek. Të njëjtin fat ka patur edhe Brunilda Mahon, pjesë e trupit gjykues të çështjes ‘Disho’.

Tre gjyqtarët konsiderohen si persona të padëshiruar dhe të rrezikshëm për vendin dhe sigurinë e Greqisë. Dhe për ta vërtetuar këtë hipoteze, duke qënë se pala greke s’ka dhënë shpjegime të qarta, mund të shtojmë se gjyqtari tjetër Stavri Kallco, i cili ka kërkuar për Naum Dishon një dënim më të lehtë me gjobë, si është refuzuar aspak nga pala greke kalimi i kufirit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›