E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, rriten çmimet e fruta-perimeve, ankohen qytetarët

Zëvendësimi i produkteve vendase me ato të importit ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të këtyre të fundit. Si rrjedhojë qytetarë shprehn se përpiqen të reduktojnë shpenzimet duke blerë mallra që kanë çmime më të arsyeshme. Dhe sigurisht target grupi mbi të cilët rëndon më shumë kjo rritje, janë pencionistët, të cilët kanë të ardhura më të pakta. Qytetarët fierakë mendojnë se mungesa e fruta-perimeve vendase, e justifikon deri diku çmimin që kanë produket e importit.
Një fakt tjetër që i bën të shqetësohen konsumatorët fierakë është edhe cilësia e dobët e fruta perimeve të importit. Qarku i Fierit, sidomos përgjatë stinës së verës, zë një vend të rëndësishëm në prodhimin e fruta perimeve dhe renditet me të ardhura më të larta përsa i takon eksportit të këtyre produkteve.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›