Kosovë, pejanët djegin prodhimet serbe
PEJE- Qytetarët pejanë kanë djegur sot prodhimet serbe që gjendeshin ende në treg, raporton Kosovapress.
Në shenjë proteste ndaj produkteve serbë, ata kanë marrë këtë aksion me moto “Bojkotoni produktet serbe”. Qytetarët mbështeten ngja shoqatat e dala nga lufta.
Pren Marashi nga OVL e UÇK-së në Pejë, ka thënë se edhe shoqatat e dala nga lufta përkrahin fuqimisht aksionin për bojkotimin e produkteve serbe.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e sidomos institucionet dhe bizneset që të bojkotojnë prodhimet serbe. Rinia jonë, fëmija tonë mund të rriten edhe pa plazma të Serbisë”, u shpreh Marashi.
(m.a/BalkanWeb)