E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat ne Korce rikthehet qetesia

Ka pësuar një ndryshim të dukshëm shërbimi në zyrat e aplikimit për pajisjen me dokumenta biometrike në qytetin e Korçës, që pas zbulimit të grupit që ndihmonte personat me precendentë penalë në vende të ndryshme të Europës, të pajiseshin me këto dokumenta me identitete të rreme.

Ndërkohë që një vit më parë në të njëjtën periudhë për shkak të kthimit të emigrantëve rradhët ishin të pafund në këto zyra, tashmë me shtimin e personelit dhe pikave të aplikimit është thjeshtësuar në maksimum, ky process.

Vetëm javën që sapo u mbyll janë kryer 150 aplikime për pasaporta biometrike dhe për karta identiteti, pa shënuar asnjë ditë rradhë në këto zyra.

Në mbarëvajtjen e punës kanë ndikuar edhe kontrollet permanente të specialistëve të Ministrisë së Brendëshme për mbylljen e shtigjeve për falsifikime të dokumentave të shtatasve shqiptarë, shmangien e praktikave korruptive, por edhe ndihmën për punonjësit e rinj.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›