Virusi A/H1N1,OBSH: Nuk duhet ta nënvlerësojmë
Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan ka bërë thirrje që të mos nënvlerësohet gripi A/H1N1.
Sipas doktoreshës Chan, "është shumë shpejt që të pohohet se ka kaluar piku i pandemisë në nivelin botëror, pasi kjo është e vërtetë vetëm për Veriun e Amerikës".
Sipas saj, "për pjesën tjetër të botës është e nevojshme që të vëzhgohet evolucioni i pandemisë nga 6 në 12 muaj, përpara se të thuhet një gjë e tillë". Deri tani, numri i të vdekurve nga virusi është më shumë se 12 mijë.