Kosove mbahet dialogu i Procesit te Stabilizim-Asociimit

Drejtori per Ballkanin Perendimor ne Departamentin per Zgjerim te Komisionit Evropian Pierre Mirel tha se bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit per zgjidhjen e ceshtjeve te interesit te perbashket jane deshmi e maturise politike te Kosoves se re. Ai i beri keto komente gjate takimit ne kuader te Procesit te Stabilizim Asociimit me institucionet e Kosoves. Zoti Mirel vleresoi larte qasjen sic tha ai konstruktive te Kosoves ne bisedimet me Serbine.
Ne besojme fuqishem se kjo eshte nje mundesi e vecante per Kosoven qe te zgjidhe disa ceshtje konkrete ne interes te qytetareve te saj dhe njekohesisht deshmon pjekurine e Kosoves se re tha zoti Mirel i bindur se bisedimet shume shpejt do te sjellin marreveshje konkrete.
Zoti Mirel tha nderkaq se eshte shenuar perparim ende i kufizuar ne procesin e integrimeve meqe Qeveria dhe Parlamenti kishin nje periudhe te shkurter kohore per miratimin e ligjeve te nevojshme per zbatimin e reformave te domosdoshme per integrimin e Kosoves.
Andaj nuk do te ishte kurrfare befasie nese do te permend se do te kemi fare pak perparim per te perfshire ne raportin e ardhshem te progresit duke marr parasysh qe Qeveria ska pasur aq shume kohe per te punuar ne reformat e kerkuara e qe i kemi diskutuar me heret tha zoti Mirel sipas te cilit zbatimi i ligjeve mbetet ende sfide serioze.
Nderkaq Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se qeveria e tij do te mbetet e perkushtuar ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian.
Ne do te vazhdojme zbatimin e agjendes evropiane pa levizur asnje milimeter prapa ne reformimin dhe avancimin e shtetit te Kosoves me nje qellim te vetem arritjen e standardeve evropiane ne te gjitha fushat e qeverisjes dhe permiresimin e jetes se qytetareve. Qe nga takimi i fundit i Procesit te Stabilizim Asociimit per Kosoven e kane pershkuar zhvillime te ndryshme politike te cilat perkunder veshtiresive per ti tejkaluar percojne nje mesazh te fuqishem te fuqizimit te demokracise ne vendin tone tha Kryeministri Thaci.
Perfaqesues te Komisionit Evropian thone se sfidat qe e presin Kosoven kane te bejne me sundimin e ligjit ri integrimin e personave te riatdhesuar luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe funksionimin e gjyqesorit. Perparimi ne keto fusha eshte cilesuar si hap i rendesishem per perfshirjen e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave meqe ajo ka mbetur vendi i vetem ne rajonin e Ballkanit perendimore jashte ketij procesi.
Dialogu ne kuader te procesit te Stabilizim Asociimit ka filluar te zbatohet ne vjeshten e vitit 2009 si nje avancim i Mekanizimit Percjelles te ketij procesi duke krijuar kesisoj nje kuader brenda te cilit Komisioni Evropian dhe Kosova diskutojne ceshtjet dhe politikat e afrimit me Bashkimin Evropian.