E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje jave torture. Si ushmangem incidentet para KQZ

 E tere vemendja mediatike e diteve te fundit eshte drejtuar nga protesta e simpatizanteve te Partisë Socialiste perballe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Edhe pse jo ne pak raste situata eshte tensionuar me kapercimin e murit rrethues nga deputetet e majte, sherbimet policore kane mundur te ruajne punen e Komisionit Qendror, por çfare eshte me e rendesishmja rendin dhe sigurine te cilen pak dite me pare e garantoi dhe ministri i brendshem.
“Sot Shqipëria ka të gjitha institucionet e saj të konsoliduara në zbatim të ligjit të cilat kanë të gjitha aftësitë profesionale dhe logjistike për të përmbushur misionet e tyre në rastin e garantimit të rendit dhe qetësisë publike dhe mbi të gjitha të sigurisë, jo vetëm të institucioneve që janë shumë të rëndësishme, por të çdo qytetari të thjeshtë kudo që ai është”- tha Nishani në një prononcim të datës 18 Maj.

E hyrë në ditën e shtatë të saj protesta e simpatizantëve të PS vazhdon ende, ndërsaforcat policore vazhdojnë të qëndrojë në shërbime 24-orëshe. 

E ndersa brenda mureve te Komisionit Qendror te zgjedhjeve situtata eshte krejtesisht juridike, jashte saj me qindra forca policore perballen me shtyrjet, ofendimet e deri te plagosjet te cilat nuk kane munguar ne rradhet e protestuesve, por edhe te uniformave blu.

Te pozicionuar ne tere perimetrin e Komisionit Qendror, strukturat e zbatimit te ligjit kane mundur te hartojne nje plan te detajuar masash ku dhe i gjithe niveli drejtues ne rradhet e bluve eshte i pozicionuar ne terren.

Janë 1000 trupa policorë të cilat ruajnë KQZ, por edhe rendin edhe qetësisë. Jashtë kangjellave të Komisionit qëndrojnë efektivët e pesë komisariateve të Tiranës, përfshirë edhe atë të Kavajës. Brenda ata mbështeten  nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por edhe nga reparti RENEA, në rast se ka rrezik të mëtejshëm.

Ndonese me sherbime 24-oreshe deri me tani suksesi i takon uniformave blu te cilat edhe pse ne kushtet e nje proteste e cila ka hyre ne diten e saj te 7 kane arritur te zbatojne ligjin duke mos shkaktuar as dhe me te voglin incident.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›