E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situate alarmante e krijuar nga ndotja ne Elbasan

Vendoset një afat për të larguar ndotjen nga Elbasani. Prefekti në një takim me specialistë të mjedisit dhe drejtues të kompanive industriale më të mëdha që veprojnë në Elbasan u kërkon operatorëve të marrin masa për të ndalur ndotjen e shkaktuar sidomos në Uzinën e çelikut Kurum por edhe të kompanisë ACR, në të kundërt do të kërkohet mbyllja e tyre.

Kryetari i komunës Bradashesh Sabri Sollaku tha se ndotja në këtë zonë është tejet e madhe dhe nuk ka nevojë për matje. Ai përmendi edhe faktin e largimit të 4 specialistëve gjermanë për shkak të ndotjes së madhe në zonën e Bradasheshit.

Nisur nga situata e krijuar Agjencia e Mjedisit propozoi ndërprerjen e punës në Uzinën e Petëzimit derisa kompania turke të vendosë përdorimin e lëndës djegëse të importit ose gaz. Drejtori i Agjencisë Adi Madhi tha se është toleruar për shkak të problemeve sociale që krijohen por kjo nuk do të ndodhë më.

Në përfundim u vendos që Uzina e Petëzimit nuk do të nisë punën nëse nuk përdor lëndë të parë në parametrat e kërkuara. Gjithashtu do të bëhet monitorim i pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›