Buxheti i BE perplas Merkel-Cameron

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi në takimin me kryeministrin, David Cameron, se Britania duhet të shmangë izolimin nga kontinenti dhe kërkoi bashkëpunim për të mos bllokuar buxhetin e Bashkimit Europian. Të dy udhëheqësit janë takuar në Londër dhe temë e bisedimeve ka qenë gjetja e një gjuhe të përbashkët në lidhje me buxhetin 7-vjeçar të Bashkimit Europian, që do të diskutohet në muajin dhjetor dhe që në total arrin në shifrën e 1 trilionë eurove. Divergjencat për këtë buxhet kanë zgjuar frikën se Britania është futur në rrugën e largimit nga Bashkimi Europian dhe do të bllokojë miratimin e buxhetit. Në këtë takim, Cameron ka konfirmuar qëndrimin kundër këtij buxheti duke thene se do të kërkojë ngrirje reale të shpenzimeve.
"Do të ishte gabim për buxhetin Europian të rritej në një kohë kur ne gjendemi duke marrë vendime të vështira, jo vetëm në Britani, por në të gjithë Bashkimin Evropian, për të korrigjuar llogaritë publike. kjo është arsyeja pse unë kam thënë atë që mendoj se në rastin më të mirë duhet të ketë një shkurtim, në më të keqin një ngrirje. Unë kërkoj të arrijë një marrëveshje të mirë për tatimpaguesit britanik, një marrëveshje e mirë për Britaninë’.
Ky qëndrim për gjermanët, kontribuesit kryesorë të bllokut europian konsiderohet si largim i Londrës nga Bashkimi Europian. Ndërkohë Merkel pranon se debati për buxhetin në Bashkimin Europian duhet të përfshijë dhe opinionin e publikut.
“Jemi dakord se përgjigjja, që BE i jep opinionit publik është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kohëra të vështira ekonomike." Ne kemi parë gjatë viteve të fundit se jo të gjitha shpenzimet që kemi ndarë janë përdorur me efikasitet të madh, por Evropa duhet të jetë një kontinenti inovativ, ka nevojë për të investuar në të ardhmen, kështu që ne kemi nevojë për t’i diskutuar këto çështje”.
Përpjekja e Gjermanisë për një unitetet më të madh në BE, me qëllim luftimin e krizës së borxheve në eurozonë, ka qenë e panjohur për shumë britanikë, të cilët e shikojnë organizatën si të bezdisshme dhe gjithnjë e më të kushtueshme. Debati për rolin e bashkimit europian është i nxehtë në Britani dhe sipas sondazheve 49% e britanikëve kërkojnë daljen jashtë bllokut.