Edicioni i 15 i Panarit te Librit ngre siparin me 14 nentor
Eventi më i rëndësishëm i librit ka mbërritur në edicionin e 15 të tij. Panairi i librit ngre siparin më datën 14 dhe për 5 ditë më radhë mbi 100 shtëpi botuese nga hapësira mbarë shqiptare do të prezantojnë në tre katet e pallatit të Kongreseve botimet më të reja të gjinive letrare. Megjithëse deri tani nuk ka një numër të saktë titujsh që do të prezantohen në këtë panair për lexuesit. Organizatorët cilësonin si risi pjesëmarrjen e ambasadave të ndryshme dhe institucioneve shtetërore me titujt e tyre në stenda të veçanta.
Ndërsa një problem i madh që ka prekur Europën dhe që nuk i ka shpëtuar as Shqipëria sipas botuesve është rënia e shitjeve nga leximet on-line.
Në këtë panair nuk do të mungojnë edhe të ftuar nga Europa, por si asnjëhers tjetër organizatorët janë të sinqertë se autorë të shquar nuk do ketë.
Përmbyllja e panairit si çdo vit do të bëhet me ndarjen e çmimeve.