Taçi paguan 2.5 milionë euro për një ndeshje me RealinNga TemaNdërsa Shqipëria është e zhytur në një krizë të thellë ekonomike, përmbytjet po shtojnë kostot e situatës së rëndë, të paktën një njeri gjen momentin të çudisë botën me pasurinë e tij. Bëh
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Taçi paguan 2.5 milionë euro për një ndeshje me RealinNga TemaNdërsa Shqipëria është e zhytur në një krizë të thellë ekonomike, përmbytjet po shtojnë kostot e situatës së rëndë, të paktën një njeri gjen momentin të çudisë botën me pasurinë e tij. Bëhet fjalë për Rezart Taçin. Dje, mediet kryesore sportive bënin me dije se ekipi i Real të Madridit ka nënshkruar një kontratë për të marrë 2.5 milionë euro për të luajtur me Gramozin e Ersekës në Shqipëri. Ndeshja do zhvillohet më 20 janar.
Pronari i “Taçi Oil” ua ka bërë realitet ëndrrën banorëve të zonës së tij, por ka lënë të shokuar opinionin sportiv ndërkombëtar, kur shohin se si paguhet kaq shumë një ekip për të zbarkuar në vendin më të varfër në Evropë.
I akuzuar nga vetë qeveria për evazion fiskal, njeriu që mori kompaninë shtetërore ARMO pa pará, është gati të bëjë këto sakrifica për të fituar një foto së bashku me të shoqen e kryeministrit. Ato pak pará që mblidhen nga biletat, shkojnë për fondacionin e saj, ndërsa miliardat shkojnë për miliarderët e sportit botëror.
Por kjo nuk ka shumë rëndësi për Taçin, që në momentin e krizës më të rëndë, që po kalon vendi që nga viti 1997, gjen kohën për të sjellë festë në Tiranë me paratë tona. Njësoj si në kohën e VEFA-s, por tani me shifra marramendëse.
Gazeta “TemA” ka raportuar gjithmonë se, kur Taçi përgatit të tilla ahengje marramendëse, diçka luhet nga mbrapa dhe Taçi kërkon ta zhurmojë. Kështu ka ndodhur, sa herë ka futur anije kontrabandë e kur i është dashur qeverisë t’i japë monopolin e naftës.
Para disa kohësh Raidue i kushtoi një edicion special të Dossier Tg2 Shqipërisë. Filmimet në ambientet e ARMO-s tregonin një industri të rrënuar, si të dalë nga lufta, të cilën e quanin një Çernobil shqiptar. Vetëm se italianët nuk e dinë se nga aty del “mrekullia”: Blue Diesel-i shqiptar.