Haxhinasto takon homologet ne Kazakistan
Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto zhvilloi takime me disa homologe te tij gjate punimeve te Samitit te OSBE-se ne Kazakistan. Ai bisedoi me ministrin e Jashtem te Ukraines Kostyantyn Grushenko rreth marredhenieve mes dy vendeve dhe rane dakord te nenshkruajne nje sere marreveshjesh dypaleshe. Ministri Grushenko informoi se Ukraina do te hape perfaqesine e saj ne Shqiperi ne nje kohe shume te afert. Ai ftoi ministrin Haxhinasto qe te vizitoje Kievin ftese qe u pranua me kenaqesi. Gjithashtu ministri i Jashtem shqiptar u takua edhe me homologun e tij te Egjiptit Ahmed Aboul Gheit si dhe me homologun e tij te Lituanise Audronis Azubalis. Ministri Haxhinasto i uroi suksese homologut te tij ne detyren e re si Kryetar i Radhes i OSBE-se ne vitin 2011 dhe shprehu gatishmerine e Shqiperise per te bashkepunuar ngushte ne kuader te Organizates.