UNMIK në tryezën e Këshillit të Sigurimit
Prishtinë (Start)- Rikonfigurimi i UNMIK-t do të analizohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja serbe, "Veçernje novosti” e cila citon burime të besueshme diplomatike. Në mbledhjen e së premtes, Sekretari i Përgjithshëm , OKB-së do të referojë gjithashtu edhe lidhur me zbatimin e Rezolutës 1244. "Ditëve në vijim do të vazhdojnë bisedat intensive mes Brukselit, Nju Jorkut, Beogradit dhe Prishtinës për reformën e pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Shumëçka lidhur me këtë çështje nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit varet pikërisht nga këto negociata", pohon gazeta në fjalë.