Sulm me bombë në Nigeri, vriten 150 persona
Me një bilanc tragjik ka përfunduar sulmi me bomba në qytetin verior të Damaturit në veri-lindje të Nigerisë ku sipas autoriteteve kanë kumbur jetën rreth 150 njerëz.
Objekt i sulmeve të armatosura kanë qenë kishat dhe zyrat qeverisëse në rajon, ndërsa shumica e viktimave kanë humbur jetën në sulmin me bomba mbi një ndërtesë trekatëshe ushtarake në Damatur.
Sulmi është marrë përsipër grupi terrorist "Boko Haram", grup ekstremist islamik, që kundërshton politikat pro-perëndimore të qeverisë nigeriane. "Boko Haram", vepron prej disa vitesh në veriun e banuar me shumicë muslimane të Nigerisë. Grupi terrorist, synon vendosjen e një shtetit ekstremist islamik.