E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan iu kërcënohet armenëve

Kryeministri i Turqisë Rejep Tayyib Erdogan është kërcënuar t'i dëbojë mijëra armenët nga vendi, pas përshkallëzimit të tensioneve lidhur me vrasjen masive të armenëve gjatë periudhës së Perandorisë Osmane.

Ai tha se nuk mund të tolerohet më prania e rreth 100 mijë armenëve që aktualisht punojnë pa leje në Turqi.

Erdogan shtoi se vendimet e fundit të parlamentit të Suedisë dhe komitetit të Dhomës Përfaqësuese në Kongresin amerikan për t'i quajtur vrasjet "gjenocid", mund t'a dëmtojnë procesin e trazuar të pajtimit me Jerevanin.

Armenët pohojnë se deri 1.5 milion njerëz janë vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Turqia e hedh poshtë pohimin për gjenocid, duke thënë se numri i të vrarëve është shumë më i vogël, dhe se vdekjet ishin pasojë e dhunës së kohës, e cila i preku edhe grupet tjera etnike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›