Protestë kundër zgjedhjeve
Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 30 maj, ditën kur do të mbahen zgjedhjet ilegale serbe në veri të Mitrovicës dhe Novoberdë, do të protestojnë në Mitrovicë me moton “Të mbrohet sovraniteti i Kosovës”.
Në një komunikatë të lëshuar nga kryesia e OVL të UÇK-së, njoftohet se pas shqyrtimit të situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, kryesia mori vendim të kundërshtojë ashpër mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Zgjedhjet ilegale serbe për pushtetin lokal organizohen nga Beogradi dhe pritet të mbahen më 30 maj në veri të Mitrovicës dhe Novobërdë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare të përfaqësuesve vendorë apo ndërkombëtarë për ndalimin e mbajtjes së tyre.
KMDLNJ mbështetet protestën
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) e ka mbështetur organizimin e protestave më 30 maj në Mitrovicë kudër zgjedhjeve serbe në Kosovë, duke vlerësuar se nëse nuk ndalohen ndërhyrjet e Serbisë atëherë edhe mund të përshkallëzohet situata e sigurisë.
Përmes një kumtese për media, KMDLNJ përveç mbështetjes ka shfaqur besimin se këto protesta do të jenë paqësore dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. “KMDLNJ në Prishtinë në tërësi i mbështet protestat nëse do të organizohen më 30 maj në Mitrovicë nga OVL e UÇK kundër zgjedhjeve që Serbia i organizon në veri të Kosovës”.
Këto protesta paqësore KMDLNJ i konsideron si paralajmërim për bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës se nëse nuk ndërmerren veprime parandaluese kundër ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë, atëherë situata e sigurisë mund të përshkallëzohet me pasoja të paparashikueshme.
Duke përkrahur karakterin paqësor të këtyre protestave KMDLNJ edhe ka vlerësuar se këto protesta nuk janë kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare, por janë kundër ndarjes së Kosovës në dy etnitete politike dhe etnike, e që për çdo ditë po bëhet më e dukshme.