E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sjellja e banorëve të nominuar

15/03/10 17:35

Teksa djemtë flasin për Klodin duke marrë parasysh që sjellja e tij po ndryshon këtë javë që është në nominim, ata fillojnë të flasin për ndyshimin sjelljes e banorëve gjatë javëve që ata janë të nominuar. Në dhomën e gjumit vjen Bertina e cila përkrah mendimin e djemve se Klodi po ndryshon sjellje prej nominimit. Ajo thotë se edhe banorët e tjerë gjatë nominimit ndryshojnë dhe bëhen më të afrushëm me pjesën e grupit tjetër. Bertina thotë se javën e kaluar ajo ishte përpjekur të kapej me fjalë me Oltën, por kjo e fundit e kishte shmangur përplasjen me të. Bertina e lidh sjelljen e Oltës me faktin se javën e shkuar ajo ishte në nominim, ndërsa këtë javë që nuk është në nominim Olta ka filluar të flasë përsëri me ironi me të. Jetmiri i thotë Kikës se Domenika ndikon mbi Oltën, Adën, Klodin dhe Seldin duke bërë që gjatë javëve në nominim ata të marrin më tepër vëmendje. Kika e kundërshton Jetmirin dhe thotë se nuk ka asgjë të keqe që banorët të kërkojnë vëmendje. Ai thotë se kur kjo ndodh, duhet që tua japësh vëmendjen dhe kohën, por duhet që edhe tu thonë në sy gjithçka që mendojnë për ta. Jetmiri këmbngul se në grupin tjetër lojën po e bën Domenikaduke planifikuar çdo gjë. Bertina e përkrah mendimin e tij dhe i thotë Kikës se për këtë mjaftonin klipet që u transmetuan gjatë spektaklit. Më pas ajo e pyet Kikën për Adën duke thënë se ajo nuk e njeh fare. Kika i thotë se ai edhe Bertinën nuk e njeh mirë. Kështu biseda e tyre shkon në njohjen e banorëve me njëri-tjetrin. Jetmiri i thotë Bertinës se ajo nuk e ka treguar plotësisht veten dhe për këtë merr shembull konfliktet e saj me Oltën. Ai i thotë që ajo duhet të bëjë më tepër për të mbrojtur mashkullin e saj. Ti mbroje mashkullin tënd duke treguar inteligjencën dhe zotësinë tënde i thotë Jetmiri. Bertina sqaron veprimet e saj duke thënë se ajo nuk do që të shkojë në të njëtin nivel me Oltën. Më pas ata bisedojnë për nominimet që banorët i kanë bërë sipas grupeve ku janë dy nga njëri grup dhe tre nga tjetri, duke thënë se grupi kundërshtar i kanë planifikuar së bashku nominimet. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›