Sjellja me dy standarde e mazhorancës ndaj Gjykatës KushtetueseNga Vizion PlusKundërshtitë politike të opozitës, grupeve të interesit, deri dhe organizmave ndërkombëtarë ndaj ndërmarrjeve të kryeministrit Berisha për ato që i ka konsideruar reforma t
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sjellja me dy standarde e mazhorancës ndaj Gjykatës KushtetueseNga Vizion PlusKundërshtitë politike të opozitës, grupeve të interesit, deri dhe organizmave ndërkombëtarë ndaj ndërmarrjeve të kryeministrit Berisha për ato që i ka konsideruar reforma themelore të qeverisjes së tij, kanë qenë të pamjaftueshme deri sa mazhoranca është përballur me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo është gjunjëzuar 17 herë, pothuajse gjithmonë në unanimitet nga trupa prej 9 anëtarësh e kësaj gjykate. Por mjaftoi publikimi i dy vendimeve brenda pak ditësh për të parë diferencën në sjelljen e koalicionit Berisha- Meta ndaj kësaj gjykate.
Rrëzimi i paktit për kufijtë ujorë me Greqinë me votimin 9 me 0, solli një reagim normal të mazhorancës, madje u shfrytëzua prej saj për t’i përcjellë një mesazh opozitës që kërkon hapjen e kutive të votimit, se kjo është një mazhorancë që ndryshe nga ajo, respekton vendimet e gjykatave. Por, sapo u mësua rrëzimi, po në unanimitet i ligjit për lustracionin, mazhoranca sfidoi Gjykatën Kushtetuese, vendimi i së cilës ishte në fakt i pritshëm pasi Komisioni i Venecias e cilësoi antikushtetues ligjin e miratuar njëanshëm nga e djathta në fund të 2008-ës. Madje derisa ligji u ankimua në Kushtetuese, pati një reaksion të ashpër, si brenda, ashtu dhe jashtë vendit nga organizma të rëndësishëm botëror.
Por kjo nuk do të thotë asgjë për mazhorancën që arriti deri në qëndrimini absurd se të 9 gjyqtarët nuk i rezistuan presionit të Partisë Socialiste dhe personalisht të Edi Ramës.