E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri drejt eleminimit të Fahriut nga biznesi i rrugëveNga Antena brenda familjesSandri ka nisur revanshin ndaj Fahriut. I xhelozuar sa s’ka më që Fahriu ka marrë mbi 100 milionë euro në dy tendera rrugësh, Levan Vlorë dhe Tepelenë - Fratar, Sandri

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri drejt eleminimit të Fahriut nga biznesi i rrugëveNga Antena brenda familjesSandri ka nisur revanshin ndaj Fahriut. I xhelozuar sa s’ka më që Fahriu ka marrë mbi 100 milionë euro në dy tendera rrugësh, Levan Vlorë dhe Tepelenë - Fratar, Sandri ka nisur sulmin pasi ka pritur të digjen gjithë afatet kohore që firma e Fahriut dhe kunatës ka pasur për të bërë rrugën.
Dje ai kapte gjithë zyrtarët e Drejtorisë së Rrugëve dhe këshilltarët e doktorit që tu shpjegonte situatën.
- Kjo është shumë skandal, bërtiste Sandri. Ka marr një k.. 100 milionë euro, i ka prishur me kunatën dhe doktori pret të bëjë rrugë. Ai ka marrë lekët, i ka bërë rrush e kumbulla, ndërkohë që duhet të ishte prerë shiriti i rrugës. U bën tre vjet që doktori ka prerë shiritin e rrugës Vlorë -Levan dhe afati i ndërtimit ka mbaruar. Rruga, jo vetëm që nuk ka filluar, por dhe një urë që kishte bërë kunata, supervizori e prishi dhe po e bëjnë nga e para. Aq shumë është rënduar situata sa dhe ortaku serb i Fahriut plasi më në fund dhe po e hedh Fahriun në gjyq për mashtrime.
Sandri këto ia thoshte dje çdo njeriu që i dilte përpara.
- Është shumë skandal. Si mund ta bëjë këtë një njeri i papërgjegjshëm. Kam marrë dhe unë rrugë me ACMAR, po ama kam fillu punë. Gjashtë muaj kam që e kam marr segmentin Lekaj- Rrogozhinë dhe kam shku tek gjysma. Ky k… ka 3 vjet dhe nuk ka nisur asnjë rrugë. Kujton se bëhen rrugët si fabrika e Delijorgjit, ku mund të shënoje emrin e vajzës dhe të vinin lekët në shtëpi.
Pasi shpërndau gjithë ditën fabula rreth Fahriut dhe rrugëve që ai s’po ndërton, në mbrëmje shkoi tek doktori të shikonte a i kishin shkuar llafet. E hapi bisedën me takt.
- Doktor, kjo rrugë e Vlorës mbaroi se na duhet ndonjë inaugurim tani që tu mbyllim gojën këtyre legenave?
- Sandër, akoma, ka ca probleme d.m.th, nejse, dhe ajo firma mos e pyet, po s’ke ç’i bën, tani u bë ajo, se shiko mor zotëri, këta ministrat e mi kanë një problem, këta vijnë si modernë dhe përfundojnë tek Fahriu. Se është një gjë që nuk kuptohet d.m.th, në fillim kur erdhi ky Lul Basha, kur i kujtoja gazetën 55 dhe Fahriun mblidhte buzët dhe ndërpriste bisedën. Kur kaluan ca muaj dhe e shikoja para- mbrapa me Fahriun. Është çudi e madhe d.m.th. Dhe unë e mora vesh që Fahriu mori gjithë rrugët kur vajta ta përuroja rrugën në Vlorë, para zgjedhjeve lokale të 2007. Dhe i thashë, mor Luli, kush e ka marr këtë rrugë. Është një frimë e madhe austriake, më tha. Kur shikoj unë, ishte firmë e kunatës së Fahriut me një serb. Njeri i çuditshëm d.m.th. Ka një jetë të tërë që lufton si patriot kundër serbëve, pastaj i bën ortak, luftën kundër grekëve, pastaj bën vajzën ortake me ta, lufton kundër këtyre ministrave të mi të moderuar, pastaj i bën ortak. E çuditshme d.m.th.
- Nejse doktor, po na prish shumë punë ajo rruga po nuk mbaroi tani se shkuan tre vjet.
- Sandër, dëgjo, nejse, ajo s’mbaron xhanëm, po të pyes një herë sa ka shkuar.
Mori Shkëlzenin në telefon.
- Dëgjo, pyete pak Andin, tha, se s’dua ta marr vete, kur mbaron rruga Vlorë- Levan.
- E di unë, i tha Shkëlzeni, se dje kam folë me të. Do vonojë dhe ca se kalon në ca toka që i kam blerë unë me Rrahmanin. U kemi marrë nja 40 për qind atyre pronarëve paraprakisht në Nartë, dhe e vonuam pak shpronësimin sa t’i merrnim ne. Tani duhet bërë dhe një devijim që të mos na zërë atë pjesën e mirë dhe të përputhet me projektin tonë. Pastaj le të vazhdojë puna….
- Po mirë mo zotëri, nuk të pyeta për planet e tua, por për rugën.
- Aha, rrugën. Po Andi thotë që ai Fahriu ka prishur lekët me kunatën dhe s’ka më lekë. Fshihet se e kërkojnë këto firmat që u ka lekë borxh, se u ka marrë beton dhe inerte dhe s’i ka paguar. I kërcënon në emrin tënd, ku di unë ç’bën.
- Nejse, pyet një herë Andin ç’do bëjmë me atë, t’ia lëmë apo t’ia heqim.
- Po hiqjani se e bëjmë vetë dhe rrugën, nuk është ndonjë problem. Ja flas unë me Rrahmanin, gjejmë një firmë dhe e mbarojmë shpejt e shpejt. Ruajmë dhe tokën tonë me këtë rast.
- Mirë, dakord, fol një herë, dhe më thuaj…, përfundoi doktori.
Pastaj u kthye nga Sandri.
- Shiko, ka një problem, tha. Duhet t’ia heqim Fahriut. Fola me dikë, të flasë me Andin të gjejmë një firmë tjetër.
- Le ta marrin ata të ACMAR doktor, janë shumë të mirë. Për gjashtë muaj kanë ecur goxha në Lekaj. Janë dhe italianë dhe e kanë ëndërr Vlorën. Ua japim atyre. Dhe thuaji pak këtij Fahriut të mos flasë në emër tënd kudo se dhe kur më del mua ndonjë punë tek këta të PD-së, më shan duke thënë që ai është komunist, mos i besoni se ia ka me hile doktorit.
- Sandër, tani nejse, i them unë, po ç’të them thuaj, dakord, po flas unë, e mirë, dakord. Mirë, mirupafshim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›