E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët paguajnë sot 2.3 euro çdo minutë vetëm për 35 zv. MinistraNga Erion Braçe Qeveria përfundoi emërimin e zv. ministrave duke kompletuar politikisht një marrëveshje shpërblyese që ndau qeverinë, administratën, nivelin politik dhe tani edhe pu

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shqiptarët paguajnë sot 2.3 euro çdo minutë vetëm për 35 zv. MinistraNga Erion Braçe Qeveria përfundoi emërimin e zv. ministrave duke kompletuar politikisht një marrëveshje shpërblyese që ndau qeverinë, administratën, nivelin politik dhe tani edhe publik, me përqindje.
Për shkak të vendimmarrjes politike ne kemi sot 35 zv. ministra, më shumë se në çdo vit e qeveri që prej vitit 1912, në një strukturë ekstremisht jo normale, jo funksionale po aspak shërbyese.
Në MPJ kemi 2 zv ministra.
2 edhe në Ministrinë e Integrimit.
Në Ministrinë e Bujqësisë kemi 3.
3 edhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
2 në Ministrinë e Drejtësisë.
Në Ministrinë e Financave kemi 2.
3 edhe në Ministrinë e Ekonomisë.
Në Ministrinë e Transporteve kemi 3.
2 në Ministrinë e Punës.
Në Ministrinë e Arsimit kemi 2.
3 në Ministrinë e Kulturës.
Në Ministrinë e Shëndetësisë kemi 2.
3 në Ministrinë e Mjedisit.
Në Ministrinë e Bujqësisë kemi 2.
Kemi edhe zv. ministër të Ministrit të Shtetit.
Një çetë me njerëz politike e të paaftë, të papërshtatshëm e dallkaukë. Një çetë që kushton shumë por që e paguajnë qytetarët shqiptarë, me qindarkat e tyre të krizës. 140 mln lekë në muaj. 1,6 miliard në vit (rroga, sigurime, dieta, ndihmës, këshilltare, makinë, telefon) për këta 35 vetë.
Në muaj, e barabartë me:
- ndihmën ekonomike të 7000 të papunëve.
- pensionin minimal në qytet të 1272 pensionistëve.
- pensionin minimal në fshat të 2544 pensionistëve.
Për të gjithë shqiptarët që paguajnë, vetëm për 35 zv. ministra, llogaria në muaj është kjo:
- 4.666.666 lekë në ditë.
- 194.444 lekë në orë.
- 3.240 në minutë.
Pra, shqiptarët paguajnë sot, 2.3 euro çdo minutë vetëm për 35 zv. ministrat, plus të tjera euro që paguajnë për 16 ministrat që kanë e që nuk shërbejnë.
Kjo është fatura që shqiptarët paguajnë për marrëveshjen me përqindje të Saliut me Ilirin, me Fatmirin, me Spiron, me Ekremin, me Arjanin, me Neritanin, me Lufterin, madje edhe me Adriatikun.
Kjo është fatura që shqiptarët paguajnë me varfërinë e tyre! Me varfërinë e tyre, Kryetari i PD shpërblen e paguan Lëvizjen Socialiste të Ilirit, Republikën e Fatmirit, Të Drejtat e Spiros, Monarkinë e Ekremit, Idetë Liberale të Arjanit, Aleancën personale të Neritanit, Biznesin mjedisor të Lufterit, madje edhe Ballin e Adriatikut!
Kjo faturë e turpshme, shumëfishohet sa më poshtë zbret, në nivel administrativ, lokal, duke zgjeruar bazën e piramidës politike të përfituesve politike nga paratë e taksave të çdo shqiptari, piramida e Saliut që ashtu si ajo e Vehbiut vjedh shqiptarët! Për këtë shkak duhet të rrëzohet!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›