E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ska certifikata në Korçë, vetëm për raste urgjente

Korçë- Banorët e njësive vendore në Korçë prej ditësh po vuajnë mungesën e certifikatave, duke lënë shumë punë të tyre pezull, në pritje të pajisjes me këtë mjet identifikimi.

Lajmi konfirmohet edhe nga vetë pushtetarët vendorë, të cilët bëjnë me dije se e kanë ngritur shqetësimin dhe presin shumë shpejt një zgjidhje për të. Mungesë certifikatash ka në disa njësi të qeverisjes vendore si në komunën Bulgarec, Drenovë, Voskopojë, Glozhan dhe në disa njësi të tjera, ku është bërë problem mungesa e tyre, duke shkaktuar pakënaqësi te banorët.

Sipas kryetarit të komunës Bulgarec, Artur Lisi, me certifikata janë pajisur vetëm persona që kanë raste emergjente si dhe familjarët që kanë pasur raste vdekjesh. Një gjë e tillë, sipas tij, ka krijuar probleme në komunitetin e këtyre zonave.

“Kemi kohë që presim, por ende nuk na thonë se kur do të mund të marrim certifikata. Nuk ka një datë të përcaktuar, ndërkohë që ne na prishet shumë punë, sepse nuk vijmë kot në komunë. Certifikatat na duhen”- thonë banorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›