E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'ka grip derrash, s'kanë dalë rezultatet

Ditën e martë pritet të dalë përgjigja për 10 mostrat më të fundit, te dyshuar me gripin e derrave nder ta edhe analizat e dy fëmijëve të dyshuar që vinin nga Greqia. Deri më tani ,nuk kemi të konfirmuar asnjë rast të prekur me A/H1N1 në Shqipëri, por autoritetet shendetesore japin alarmin se rreziku i prekjes nga virusi i gripit të derrit po rritet për shkak të lëvizjeve të emigranteve nga vende të ndryshme.
Sipas informacioneve nga Ministria e shendetesise deri më tani janë bërë analizat e rreth 90 qytetarëve shqiptarë të dyshuar me virus AH1N1 dhe se në një javë analizohen rreth 10 të dyshuar.
Ndërsa vetë drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, ka njoftuar se në ISHP analizohet secila mostër që merret nga personat që paraqiten me çfarëdo simptome , qoftë edhe të gripit të zakonshëm.
Problemi me emergjent në këto kushte është mungesa e medikamentit Tamiflu, që është i domosdoshëm për të mos e lejuar përhapjen e madhe të kësaj sëmundje. Nga një vëzhgim i televizionir "Ora Neës" nëpër poliklinikat e kryeqytetit rezulton se asnjë nga këto qendra mjekësore nuk është pajisur me tamiflu . Por përfaqësuesit e ministrisë së Shëndetësisë dhe të institucioneve të tjera shëndetësore janë shprehur se janë marrë masat mbrojtëse për të përballuar çdo situatë. Ndërsa nëpër poliklinikat e qendës shëndetësore, janë afishuar broshura të cilat tregojnë se cilat janë simptomat tipike të gripit të derrave, po ashtu edhe udhëzimet që duhet të ndjekin pacientët në rast se konstatojnë shenja të ngajshme me AH1N1.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›