Britani, masa për pasagjerët me H1N1

Masa të reja urgjente po ndërmeren në Britaninë e Madhe kundër virusit A H1N1. Autoritetet aeroportuale në këtë vend kanë vendosur të mos lejojnë udhëtimin e pasagjerëve të cilët shfaqin simptomat e gripit të derrit. Një gjë e tillë do të mundësohet që në pikat e kontrollit të British Airways dhe Virgin Atlantic. Këto dy linja ajrore kanë konfirmuar sipas "Sunday Times" se kanë urdhëruar punonjësit e respektivë të kompanive që t'u drejtohen mjekëve për të marë mendimin e tyre, para se të lejojnë hyrjen në bord të pasagjerëve që mund të jenë të sëmurë. "Personeli ynë është i mirëtrainuar për të njohur simptomat e gripit te derrave apo të sëmundjeve të tjera infektuese. Personeli mund t'i drejtohet një mjeku për të konfirmuar dyshimin dhe pasagjeri nuk do të lejohet të udhëtojë", ka sqaruar një zëdhënës i British Airways , duke theksuar se "një masë e tillë ësht vënë në zbatim dhe se disa personave u është ndaluar udhëtimi me avion". Kush nuk bllokohet që në nisje, mund të izolohet më pas në karantinë në destinacionin e mbërrtijes, saktëson i njëti burim, sipas së cilit në Tajlandë e në Kinë, autoritetet kanë instaluar skaner për kontrollonin e temperaturës trupore për të identifikuar pasagjerët që kanë temperature jo normale.