Gjykata e Mitrovicës/ EULEX bisedime me serbët për kthimin e gjykatësve
Përfaqësuesit e EULEX-it kanë njoftuar se po bisedojnë me përfaqësuesit e Beogradit dhe të Prishtinës për kthimin e gjykatësve serbë dhe atyre shqiptarë në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Zëdhënësja e EULEX-it, Christina Herodes, ka thënë për agjencinë e lajmeve "Tanjug" se qëllimi i bisedimeve të EULEX-it me Beogradin dhe Prishtinën është që të shkohet përpara, nw mwnyrw që gjykatësit serbë dhe shqiptarë të kthehen në gjykatat e Mitrovicës. "Nuk mund ta themi datën e saktë kur dhe si do të ndodhë kjo, sepse jemi në bisedime. Po punojmw në këtë drejtim dhe po bisedojmë me Beogradin dhe Prishtinën", ka thënë Herodes. Gjykata e Qarkut dhe ajo Komunale në veri të Mitrovicës ka rifilluar punën në tetor të vitit 2008, pasi që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës për më shumë se shtatë muaj kanë qenë të mbyllura. Tani, në to punojnë vetëm gjykatës dhe prokurorë të misionit europian, EULEX.