E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE, Haxhinasto: Regjimi sirian të ndal dhunën ndaj civilëve

Faqja zyrtare e Këshillit të Evropës bën me dije se Haxhinasto inkurajon Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të dënojë këtë ngjarje të tmerrshme, çka tregon mospërfilljen e regjimit sirian për planin gjashtëpikësh të hartuar nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe, Kofi Anan.

Kreu i Komitetit të Ministrave të KiE-së, nxit autoritetet siriane për t’i dhënë fund në mënyrë të menjëhershme veprimeve ushtarake kundër popullsisë civile, për tërheqjen e ushtrisë, si dhe të lejojnë vëzhguesit e OKB-së për të përfunduar misionin e tyre pa asnjë pengesë. Ai shpreh solidaritetin e tij me popullin sirian dhe kujton se është detyrë e një qeverie për të mbrojtur popullatën e vet./Start/

                                                                                             2012-05-30 14:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›