Nuk mundën ta zgjedhin Presidentin e ri

Votimi i dytë pritet të mbahet javën e ardhshme, vendimi për të cilin do të vendoset në seancën e nesërme të Parlamentit.
Konferenca e Kryetarëve, e cila u mblodh sot, nuk mundi të gjente konsensus për datën e votimit për raundin e dytë, pasi mazhoranca kërkoi që kjo seancë të zhvillohej të hënën e ardhshme, ndërsa opozita e kërkoi një ditë më vonë, pra më 5 maj.
140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë u mblodhën sot formalisht, pasi votimi nuk do të kryhej për shkak se ishte i dështuar që në nisje. Komisioni Parlamentar i Ligjeve nuk dërgoi ndonjë raport në seancë, megjithëse Xhezahir Zaganjori ishte kandidati zyrtar i mazhorancës.
Gjatë seancës parlamentare në prani edhe të ambasadorëve më të rëndësishëm në Tiranë, kryeministri Sali Berisha akuzoi opozitën se vendosi kushte për të dialoguar për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
“Zgjedhja e presidentit të Republikës përbën një proces madhor për vendin dhe në këtë kontekst jam këtu për t’u garantuar ju të dashur qytetarë, se jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’i dhënë vendit Presidentin në lartësinë Kushtetuese të detyrës së tij, personalitetin me integritet të lartë, të gjithanshëm. Ky ka qenë dhe është qëllimi ynë. Në këtë kontekst dhe në përputhje me Kushtetutën, mazhoranca e cila ka një marrëveshje me LSI-në për zgjedhjen e Presidentit, është angazhuar me lartësinë e Kushtetutës, e cila është miratuar siç ka dashur kryetari juaj që Presidenti në tre raundet e para të zgjidhet me 3/5-t, dhe është në interesin më të mirë që qytetarët të shohin në krye të shtetit të tyre një njeri me mbështetje më të gjerë të mundshme. Bazuar në këtë detyrim kushtetues, ne në afatin kushtetues filluam konsultimet. Dhe pa shqipëruar qoftë edhe një emër të vetëm, ne dëshironim të vazhdonim konsultimet me ju dhe kjo është e domosdoshme”, tha Berisha.
Ai akuzoi opozitën për retorikë boshe në këtë drejtim. “Mos të mendojë kusht se me retorika boshe t’u lëshojë hi syze qytetarëve shqiptarë. Ka ikur periudha e territ, pasi qytetarët shqiptarë informohen nga dhjetëra media, të cilat kanë meritën e tyre, duke nxjerrë vendin nga censura. Pra, është nisur ftesa dhe erdhi përgjigja. Për t’ia ndriçuar rrugën z.Ruçi në takim, për t’i bërë dritë në Parlament doli editoriale i shkruajtur ish-këshilltari im për çështje të kozmopolitizmit që ju tani e keni për çështje atdhetarie. Menduat se nëpërmjet zgjedhjes së Presidentit ju t’i ngrinit themelet shtetit dhe për ta bërë këtë formuluat ultimatumit”, shtoi. Më pas Berisha foli për reformat e mbetura pezull si ajo parlamentare, reforma zgjedhore, duke akuzuar opozitën se po bëhet shkaktare për bllokimin e tyre.
Presidenti, Ruçi: Skenari i 2007
Kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi, akuzoi mazhorancën se po ndjek të njëjtin skenar që ka zhvilluar në vitin 2007. “Partnerët ndërkombëtarë nuk prisnin këtë seancë për procedurë, por prisnin maturi dhe pjekuri dhe një rezultat konkret ku klasa politike, më së fundit, por shumë vonë, por më mirë vonë se sa kurrë të jepnin një sinjal pjekurie. Fatkeqësisht sot kjo nuk ndodhi. Nëse kthehemi para 5 vitesh, ne jemi përsëri në të njëjtën situatë. Mendoj se nuk ka asnjë lloj ndryshimi. E njëjta komedi si para pesë vitesh, një seancë formale pa kandidat ku aktorët politikë shqiptarë do të mbajnë fjalime e do të thonë të njëjtat gjëra, kur flasin për negociata, kur negociata nuk ka. Ndodh kështu rëndom në Shqipëri, kur aktorët politikë mund të bëjnë gabime të reja, por jo të përsërisin të vjetra. Edhe sot në 1012 është i njëjti regjisor dhe i njëjti skenarist dhe prodhohet i një njëjti teatër dhe komedi. Opozita i ka ofruar mazhorancës dakordësinë e saj dhe vullnetin politik, pasi nuk zgjedhim kryeplakun e fshatit, por kreun e shtetit”, tha Ruçi.
Sipas tij, opozita ka kërkuar dialog dhe konsensus, por mazhoranca bëri të kundërtën. “Opozita përjashtohet nga ata që duhet të dialogonin. Z. Kryeministër, në demokraci kundërshtarin nuk e zgjedh dot, e zgjedhin të tjerët. Jemi të dënuar të punojmë bashkë. Dialogu nuk bëhet midis vetes por me kundërshtarët. Negociatat nuk bëhen me partnerët siç i keni bërë ju, por me kundërshtarin siç nuk e keni bërë. Konsensusin ta kërkon kushtetuta. Ja pse ne i jemi përgjigjur dy herë ftesave tuaja. Në kontaktin e parë ne kërkuar këto që partia politike. Edi Rama një muaj më parë iu ka dërguar një letër ku kërkon negociata, ofertë që duhet ta kishit bërë ju. Të gjithë i takoi opozita, por kreu i mazhorancës jo, pasi ai nuk do të ulet me kundërshtarin. Kemi plotë gjëra që na ndajnë, por po kështu kemi plot gjëra që na bashkojnë dhe nuk duhet të jemi të ndarë”, shtoi ai.
Socialisti Ruçi tha se përpara kemi 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe klasa politike duhet të bëjë dhuratën e saj në këtë drejtim. “Dhurata e parë është integrimi. Këtë nuk e themi sot por e kemi thënë qysh në marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar. Angazhimin e kontraktuar me mazhorancën ne e kemi bërë realitet. Kërkuat votat e opozitës dhe nuk dha vetëm vota, por i mori të gjitha kodet dhe i shkruajti nga e para duke u konsultuar nga e para. Kërkuat dhe përgjëroheshit për Gjykatën Administrative, për Avokatin e Popullit, angazhim serioz për reformën zgjedhore dhe ato parlamentare. Këto kanë ngelur për mos dakordësinë e tuaj. Kryefjala e ODIHR-it është riformatim i KQZ-së. Ju kërkuat reformën parlamentare dhe ajo ka ngelur për dy pika, që është votimi i fshehtë dhe debati pozitë-opozitë në Parlament, ashtu sikurse kemi kërkuar heqjen e imunitetit. Ju i quani këto që nuk janë të qenësishme. Hajde të zgjedhim presidentin dhe jo ta zgjidhim me monolog. S’kemi të bëjmë as me frymën e Kushtetutës dhe as me tre raundet e para të saj. Opozita do të jetë në misionin e saj si opozitë e gatshme në çdo raund që pason këtë raund të dështuar për fajin tuaj. Asnjëherë nuk është vonë për të ngritur një proces dhe për të dialoguar, për të arritur konsensus sipas frymës së Kushtetutës. Shpresoj dhe besoj që t’i bëni apel koshiencës suaj politike”, përfundoi fjalën e tij.
Meta: Opozita ta vlerësojë kandidaturën e Zaganjorit
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se kandidatura e Xhezahir Zaganjorit është kandidatura e duhur për Presidentin e vendit, teksa i kërkoi opozitës që të mos e paragjykonte atë.
“Procesi i negociatave dhe i diskutimeve duhet të kishte nisur më herët. Fakti se një propozim më tepër se serioz është propozuar vetëm sot në mëngjes. Unë dua të vlerësoj angazhimin e mazhorancës, edhe pse të vonuar për të hapur këtë proces, për të parë përtej vetes dhe për t’u çliruar nga një politizim i tepruar dhe për t’i dhënë vendit një president që bashkon sa më shumë”, theksoi Meta. Sipas tij, mazhoranca dha një standard të ri për cilësitë dhe tiparet e kandidatit të propozuar.
“E vërteta është se si rrallë ndonjëherë, kandidati konkret gërsheton përvojën diplomatike, atë të përfaqësimit ndërkombëtar, përvojën në fushën e gjyqësorit dhe së treti edhe përvojën akademike, duke dhënë një mesazh të qartë se politika shikon edhe përtej vetes. Mendoj se koha e shkurtër e ka bërë të pamundur për të dhënë një vlerësim jo realist. Kjo nuk do të thotë se opozita nuk ka të drejtë të propozojë. Ne mund të kishim paraqitur edhe një listë, edhe me politikan por paragjykimi në sallë është kaq i madh, saqë do të konsiderohej si një provokim. Pra është bërë një sforcim duke dalë nga vetvetja. Mendoj se këtij serioziteti duhet t’i përgjigjemi me seriozitet. Duhet të përqendrohemi këtu dhe një zgjidhje e shpejtë e Presidentit do të mund të zgjidhim edhe çështjet e tjera për të marrë statusin e vendit kandidat”, shtoi ai. /S.Lleshi/Start/
2012-05-30 12:42