S’ka kurdisje

Porosisë së ministrit të Sportit, Lutfi Hazirit, për ndaljen e kurdisjeve të ndeshjeve në sportet kolektive, i janë përgjigjur të mërkurën krerët e federatave të sporteve kryesore.
Udhëheqësit e futbollit, basketbollit dhe të hendbollit sigurojnë se në sportet që ata drejtojnë dukuria e kurdisjeve të ndeshjeve nuk ekziston. Madje ata e kanë lavdëruar punën që kanë bërë për t’i parandaluar dallaveret në sportet përkatëse.
Sporti numër një në vend, futbolli, shpesh ishte akuzuar për kurdisje të ndeshjeve. Por, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, e thotë të kundërtën.
“Për fat të mirë, po shihet se vetëdija tek klubet e futbollit është rritur dhe kjo dukuri nuk është më prezente në këtë sport. Po i shihni edhe vetë rezultatet që po i arrijnë skuadrat mysafire, një fakt për t’u përgëzuar. Ne kemi bërë sa kemi mundur për ta parandaluar këtë dukuri: kemi ftuar për takime udhëheqësit e klubeve, kontrollorët, vëzhguesit, gjyqtarët etj. Shpresoj që mos të ketë kurdisje, ngase ato e njollosin klubin, por edhe futbollin kosovar. Nëse gjenden, atëherë kjo punë është për prokurori”, tha ai.
Sipas Salihut, në deklaratën e tij ministri Haziri ndoshta është bazuar në vitet e kaluara, kur ndoshta ka mundur të ketë ndonjë marrëveshje, por në vitet e fundit një dukuri e tillë nuk ka ekzistuar, garanton ai.
Edhe kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja, këtë dukuri e sheh si të zezë dhe thotë se nuk ka dijeni nëse ndonjëherë ka mundur të ketë kurdisje në sportin që ai e drejton.
“Ministri nuk ka nevojë t’i kërcënojë federatat, ngase nëse krerët e tyre janë pjesë e kurdisjeve, atëherë më mirë do të ishte që të largohen nga aty. Unë nuk kam dijeni nëse ka mundur të ndodhë ndonjë kurdisje në hendboll, por jam munduar me të gjitha forcat që ta luftoj këtë dukuri, e cila është punë e ndyrë dhe krim. Rreziku më i madh është në federatat që marrin pjesë në garat evropiane, ngase ato që nuk marrin pjesë nuk kanë pse t’i kurdisin ndeshjet”, tha Devaja.
Ndërsa kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, as që mendon se ministri Haziri, kur e ka dhënë këtë deklaratë, ka menduar për Federatën që ai drejton.
“Nuk e besoj se ministri e ka pasur me neve, ngase te ne gati ka përfunduar sezoni, ka mbetur vetëm edhe finalja. Ndoshta ka mundur të ketë dëgjuar ndonjë gjë, por në basketboll nuk janë të pranishme gjëra të tilla”, ishte i shkurtër Belegu.
Kurdisjet (shit-blerjet) apo marrëveshjet e ndeshjeve janë përhapur kohëve të fundit në tërë botën. Edhe pse askush nuk e pranon, ato mund të jenë të pranishme edhe në sportin kosovar. Çdo vit, sidomos në xhirot e fundit, arrihen rezultate të dyshimta.
Me siguri, porosia e ministrit të Sportit, Lutfi Haziri, që të ndalen kurdisjet e ndeshjeve në sportet kolektive, e ka diku një bazë.