E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo thërret anglezet: Nga Interi iki kur të dua

Trajneri

Fitorja e Interit në Londër përballë çelsit vazhdon të diskutohet, mbi të gjitha në Angli, ku Zhoze Murinjo cilësohet si trajneri më i mirë në qarkullim. Tashmë, mediat britanike, por edhe klubet angleze që interesoheshin për portugezin, ëndërrojnë që “Speciali” të kthehet në Premiership. Tabloidi “The Sun” hapej me titullin: “Ejani të më merrni!”, ndërsa nuk mungonin deklaratat e bëra nga Murinjo gjatë ditëve të fundit: “Objektivi im për të ardhmen është që të jap maksimumin deri në fund të sezonit, më pas do të shohim se çfarë ndodh. Kontrata që kam me Interin është e thjeshtë, zgjat edhe tri vjet dhe aty ka një klauzolë, e cila më lejon të largohem kur të kem dëshirë”. Mançester Siti dhe Liverpuli janë dy klubet angleze që kanë menduar ta afrojnë teknikun luzitan, ndërkohë që edhe drejtuesit e Mançester Junajtid e shohin si pasardhësin ideal të Sër Aleks Ferguson. “The Sun” shkruante gjithashtu se nuk përjashtohet mundësia që Murinjo të rikthehet në drejtimin e çelsit, skuadër nga e cila u largua rreth tri vjet e gjysmë më parë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›