E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani i Ibrahimovic nje skuader e mesuar te fitoje

Ecuria

Nje skuader e madhe dallohet edhe thjesht kur hap gazeten shikon qe ka fituar dhe mendon se kjo eshte me se normale. Dicka e tille Milanit nuk i ndodhte prej kohesh por tashme gjerat kane ndryshuar. Ne fushen e Okserit ata regjistruan fitoren e peste radhazi. Nentori u shnderrua ne nje muaj magjik pasi Djalli e sheh veten ne krye te Serise A dhe te kualifikuar ne Champions League. Ndoshta skuadra e Alegrit nuk eshte nder me spektakolaret por ndoshta kjo eshte arsyeja e ktheses se madhe. Kuqezinjte kane lene menjane fantazine qe misherohet me Ronaldinjon dhe jane perqendruar te pragmatizmi e thene ndryshe te aftesia e Ibrahimovic per te zgjidhur ndeshjet duke zbuluar se te dyja keto vecori mund te jene njesoj te dobishme. Kjo ishte ajo qe u pa ne fushen e Okserit ku qershia mbi torte ishte siguria matematikore e nje vendi ne 1/8-at e Champions. Ibrahimovic ndihet lideri i skuadres dhe vazhdon te jete vendimtar gjithmone dhe me cdo menyre. Aventura e deshtuar te Barcelona tashme duket nje kujtim i larget dhe kete e tregojne golat e suedezit. Ai eshte shnderruar ne nje lojtar jashtezakonisht te rendesishem per skemen e Milanit saqe natyrshem lind pyetja se cili mund ta zevendesoje ne rast demtimi apo skualifikimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›