E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uejn Runi blindon veten E ardhmja ime te Junajtid

Sulmuesi

Ujen Runi kthehet nga Shtetet e Bashkuara ku ndodhej per te kuruar kaviljen e pasheruar qe prej gjysmefinales se vjetshme ne Champions League dhe zbret menjehere ne fushe kunder Rejnxhers. Megjithate ajo qe eshte me e rendesishme lojtari duket i bindur per ate qe kerkon nga e ardhmja duke i premtuar besnikeri Mancester Junajtidit. Sulmuesi qe fillimisht u perfshi ne nje skandal seksual ndersa me pas gjate negociatave per rinovimin e kontrates kercenoi klubin se do te largohej te rivalet e Sitit duke zemeruar Ser Aleks Ferguson dhe tifozet kerkon te luaje gjate te Djajte e Kuq. Ne televizionin zyrtar te klubit ai tha E ardhmja ime eshte te Junajtid. Me tej Runi foli edhe per marredhenien me tifozet E kuptoj zemerimin e tifozeve pas ceshtjes se kontrates. Fakti qe gjithcka ndodhi para syve te tyre veshtiresoi cdo gje. Megjithate e rendesishme eshte qe gjetem marreveshjen. Kam degjuar se rinovimi i kontrates erdhi me qellimin e vetem qe klubi te me shese me cmim me te larte por keto zera jane budallalleqe dhe te pabaza. Arsyeja e vetme perse kam firmosur ishte qe te qendroja te Mancesteri dhe e ardhmja ime do te jete e lidhur gjate me klubin dua te ndihmoj te rinjte ne te njejten menyre si me kane ndihmuar mua Gigs Nevil e Skolls.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›