E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ska uje

Per here te pare edhe zyrtarisht pranohet se Kosova nuk ka uje te mjaftueshem. Kjo eshte e dokumentuar me studimin e Agjencise per Mbrojtjen e Mjedisit qe vepron ne kuader te Ministrise se Ambientit dhe Planifikimit Hapesinor.

Studimi i cili eshte i pari i ketij lloji se paku ka identifikuar problemet e medha mjedisore saktesisht ato qe kane te bejne me ujin.

Ky dokument tregon se vendi yne ka rezerva te pamjaftueshme ujore qe ne te ardhmen kjo do te jete faktor kufizues per zhvillimin ekonomik dhe shoqeror.

Sipas te dhenave zyrtare vleresohet se Kosova ka vetem 1 mije e 600 meter kub m3 uje ne vit per koke banori.

Raporti thekson se karakteristike kryesore hidrologjike ne Kosove eshte shperndarja jo e barabarte dhe joadekuate e resurseve ujore ne krahasim me nevojat e qytetareve.

Madje ky dokument i hedh poshte te gjitha pretendimet per shfrytezim te kesaj sasie te ujit per prodhimin e energjise elektrike pervec atij te Zhurit qe eshte planifikuar te ndertohet.

Potenciali per energji ujore ne Kosove eshte shume i vogel dhe deri me tani shfrytezimi i saj eshte mjaft modest thuhet ne dokumentin e publikuar te merkuren nga kjo ministri.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›