E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pare per Agim Cekun

Kreu i Partise Socialdemokrate te Kosoves Agim Ceku ka nisur te mendoje me seriozisht per zgjedhjet e ardhshme ne vend.

Ceku po qendron ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku eshte duke u takuar me shqiptaroamerikanet te cilet duket se kane vendosur qe mos ta kthejne duarthate ish-Kryeministrin e Kosoves ne atdhe.

Sipas gazetes amerikane The Patriot Ledger e cila publikohet ne Quincy te shtetit Massachusetts Ceku te marten eshte takuar me nje grup shqiptaresh per te mbledhur fonde qe do ti ndihmojne atij per te garuar ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2011.

Kjo gazete ka njoftuar se takimi eshte organizuar ne restorantin Alba prone e shqiptaroamerikanit Leo Keka i cili ka migruar ne SHBA me 1990.

Sipas menaxheres se ketij restoranti Jessica De Nuccio ne kete takim eshte pritur te marrin pjese 200 deri 300 persona.

Keka ne shtator te vitit 2008 ka qene edhe nikoqir i Presidentit Bamir Topi. Keka sipas gazetes amerikane ka mbledhur fonde per shume kauza te shqiptareve duke perfshire ndihmen per nje jetimore si dhe per te ndihmuar pese femije shqiptare te djegur me propan pas nje eksplodimi te nje tanksi.

Kete ngjarje kjo gazete lokale e ka prezantuar si fillim te perpjekjeve te Cekut per tu rizgjedhur Kryeminister i Kosoves.

Sipas Patriot Ledger Ceku ndodhet ne Shtetet e Bashkuara per ti bere thirrje diaspores shqiptare dhe kosovare ne Boston New York dhe ne Chicago qe ta perkrahin perpjekjen e Kosoves per tu integruar ne NATO dhe ne Unionin Europian.

Ceku ka qene Kryeminister i Kosoves nga viti 2006 deri me 2008. Ai ka themeluar Partine Socialdemokrate te Kosoves e cila i eshte nenshtruar zgjedhjeve te kaluara lokale por nuk ka shenuar ndonje rezultat te verejtshem.

Me pare ai kishte qene Komandant i Trupave te Mbrojtjes se Kosoves. Ndersa gjate luftes ai ishte emeruar Shef i Shtabit te Pergjithshem te UCKse. Ceku eshte edhe pjesemarres i luftes ne Kroaci dhe nje figure e popullarizuar ne kete vend.

Ai eshte hero per shume shqiptare duke perfshire edhe pronarin e restorantit Leo Keka dhe kosovarin Afrim Hoxha qe ka marre pjese ne takimin per mbledhjen e fondeve dhe qe tani jeton ne Revere ka shkruar kjo gazete.

Ish-Kryeministri Ceku eshte arrestuar disa here. Per here te fundit ai eshte arrestuar nga autoritetet bullgare te cilat e kane mbajtur per dy dite.

Arrestimi eshte bere per shkak te pohimeve te Serbise se ai ka bere krime gjate kohes sa ka qene Shef i Shtabit te UCKse.

Sipas njoftimeve Ceku eshte nisur drejt Shteteve e Bashkuara te Amerikes vetem pasi i jane dhene garanci se ai nuk do te arrestohet derisa hyn ne territorin amerikan per shkak te fletarrestit te Interpolit qe eshte leshuar me kerkese te Serbise.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›