Skadon afati. Pezull certifikata per TOEFL-in
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës do të vazhdojë të lëshojë çertifikatat me vlerë kombëtare që dëshmojnë mbrojtjen e gjuhës së huaj. Përsa i përket çertifikatës ndërkombëtare, TOEFL-it, dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja shprehet së ende nuk janë përcaktuar kriteret se si do të ofrohet kjo çertifikatë apo sa do të jetë kostoja e saj, pavarësisht se afatet ligjore kanë kaluar që nga miratimet e ndryshimeve që ju bënë ligjit të arsimit të lartë. Ndërkohë që studentëve që po ndjekin masterin ju duhet një zgjidhje pasi ky është kriteri i vetëm për mbylljen e këtij cikli.
“Të gjitha këto ndryshime lidhur me çertifikatën, ndoshta edhe pas mbërritjes së udhëzimit të MASH lidhur edhe me nivelin, do të kushtëzojë sasinë e orëve dhe të krediteve që duhet të marrë studenti për të arritur këtë nivel në mënyrë që të jetë I gatshëm dhe këtë duhet ta japë universiteti. Detyra jonë është që në bazë të këtyre standarteve të reja çdo student duhet që në përfundim të ciklit të parë të studimeve të ketë të paktën nivelin B2 të gjuhës angleze”- thotë Klodeta Dibra, dekane e fakultetit.
Dibra shprehet se do të duhet një ndryshim i kurrikulave në sistemin parauniversitar që ato të përputhen edhe me programet që ofrojnë universitetet.
”Disa nga kolegët e fakultetit, përfshirë edhe veten, kemi qenë në një grup pune për rishikimin e kurrikulave të sistemit parauniversitar lidhur me gjuhët e huaja, qoftë të kurrikulës bërthamë, qoftë të kurrikulës me përzgjedhje dhe gjithmonë në harmoni të studimeve që studentët kanë bërë përpara se të vijnë në universitet” tha Dibra.
Vetëm pak muaj më parë, Universiteti i Tiranës bëri publik faktin se studentëve të këtij universiteti, por edhe të tjerëve do të mund t’i ofrohen çertifikatat si TOEFL dhe TOIC, por deri tani nuk ka asnjë gjë konkrete se kur do të fillojë lëshimi i tyre.
Edlira Sulejmani