E Diel, 1 Nëntor 2026

Kollozi pas humbjes Mora me shume vota se ne 2007-en

Vetëm pak ditë pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale , kandidati i Aleancës për Qytetarin për drejtimin e bashkisë së Vlorës në një dalje para mediave e ka vlerësuar arritje numrin e votave të marra prej tij, krahasuar me votat që koalicioni i djathtë morri në vitin 2007. Kollozi gjithashtu ka vlerësuar fushatën elektorale që sipas tij ishte një fushatë qytetare.

“Duam që këto 4 vite të mos jenë si 8 vitet e kaluara, të jenë më pozitive. Patjetër duke iu referuar mungesës së vullnetit e cila demonstrohet dhe është e qartë edhe në këto ditë të para të pas 8 majit, ku vepra publike u nisën dhe u lanë në mes, megjithatë ne do ta bëjmë në vazhdim oponencën tonë, oponencë e cila do të jetë më shumë se konstruktive sepse qëllimi ynë është ai i fushatës elektorale, është pozitiv është të kontribuojmë për qytetarët”-tha Kollozi.

Kreu i PD-së Vlorës ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të analizohen në strukturat e partisë shifrat e humbjes dhe rezultatet në çdo qendër votimi. Kandidati i djathtë Ardi Kollozi humbi me 5000 vota diferencë përballë kreut të bashkisë Shpëtim Gjika.

Festim Llanaj                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›