Njesia bashkiake numer 5 kryeson Seitaj

Në KZAZ-në nr 49 në mesditë nisi numërimi për kryetar njësie. Ku diferenca paraprake mes dy kandidatëve për njësinë bashkiake numër 5, ka shkuar në 538 vota më shumë në favor, të kandidates të Aleancës për të Ardhmen, Jeta Seitaj.
Në këtë njësi janë numëruar 5 qendra votimi dhe sërish janë gjetur rreth 4 fletë për kandidatin e bashkisë së madhe, të cilat janë vlerësuar për t’u kontestuar duke mos u konsideruar si të pavlefshme. Kjo njësi numëron 65 qendra votimi, ndaj dhe mbeten për t’u numëruar e 60 qendra të tjera.
Nga mesdita e së hënës kur dhe u bë i mundur dorëzimi i procesverbalit për votat e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit të dala nga KZAZ numër 49, u pezullua numërimi për kryetarin e njësisë dhe këtë të martë në ora 12 nisi numërimi.
Situata gjatë kësaj dite mund të konsiderohet e qetë dhe vetëm pesë tavolinat me numërues dhe shumë pak vëzhgues ndodhen në KZAZ numër 49.