E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha të largohet, po rrezikon marrëdhëniet me BE dhe SHBA

Gazeta Shqip

arta dadePartia Socialiste ka vijuar ditën e sotme denoncimin e dështimeve, sipas saj të qeverisë përmes nismës 100 arsye për të mos votuar Sali Berishën ku është përqendruar në paaftësinë e kreut të qeverisë për të ruajtur raportet me partnerët tanë strategjikë si SHBA dhe BE.

Sipas deputetes socialiste, Arta Dade, kryeministri i vendit po prish ekuilibrat dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë pas cenimit që i është bërë KQZ-së.

Berisha ka dështuar në marrëdhëniet me partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe ka dobësuar profilin e vendit që në rrafshin rajonal priret nga strategjia e bashkëpunimit dhe e stabilitetit; ai dështoi në ndërtimin e Shqipërisë Europiane; ai dështoi në garantimin e lirive që janë thelbi i demokracisë; ai nuk garantoi zgjedhje të lira e të ndershme…

Sali Berisha refuzoi mesazhet e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kërkesat dhe paralajmërimet e tyre për të mos cenuar pavarësinë e KQZ-së. Ai është gjithnjë e më i izoluar, për shkak të frikës gjenetike për të pranuar humbjen, humbjen që vjen prej vullnetit të lirë të qytetarëve, të shqiptarëve të bashkuar.

Shqipëria nder vite ndërtoi një politikë të jashtme rajonale në harmoni me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, në mbrojtje të Kosovës dhe të faktorit kombëtar në rajon, tha Dade.

Në fund të fjalës së saj deputetja e PS theksoi se rivendosja e ekuilibrave me partnerët tanë strategjikë mund të bëhet vetëm përmes konsolidimit të shtetit të së drejtës.

Partia Socialiste thekson se rivendosja e ekuilibrave me, partnerët tanë strategjik Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, fuqizimi i rolit të faktorit shqiptar në rajon, kalon domosdoshmërish nëpërmjet konsolidimit të shtetit të së drejtës, fuqizimit të institucioneve demokratike, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore dhe luftës efikase ndaj korrupsionit, përfundoi deklaratën e saj Dade.

19 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

PS: Berisha të largohet, po rrezikon marrëdhëniet me BE dhe SHBA burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›