E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH, shuplakë Shqipërisë: Ka korrupsion kudo, KQZ partiake

Gazeta Shqip

raporti i DASHKorrupsioni i përhapur në të gjitha hallkat e qeverisë, dhe veçanërisht në sistemin juridik, mbetet një problem serioz në Shqipëri.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut, për vitin 2012 në të gjitha vendet e botës, përfshi edhe Shqipërinë.

Axhenda e reformave, veçanërisht lufta kundër korrupsionit, faktikisht ndaloi, pasi partitë politike e zhvendosën vëmendjen në zgjedhjet e përgjithshme të 2013. I korruptuar mbetet sistemi arsimor apo ai shëndetësor, ku mjekët kërkojnë parà për të garantuar atë që duhet të ishte një shërbim gratis për të gjithë.

Gjithashtu, në këtë pjesë, ku flitet për korrupsionin dhe mungesën e transparencës së qeverisë, përmendet edhe vendimi i debatueshëm i shfajësimit të ish-zëvendës kryeministrit Ilir Meta nga Gjykata e Lartë, më 16 janar, ku u përjashtua si fakt videokaseta, që e tregon atë të diskutojë për rryshfet.

Sa i takon korrupsionit në sistemin e drejtësisë, shumë gjykatës – thotë raporti – lëshojnë vendime, që duket se nuk kanë asnjë bazë në ligj apo fakte.

Institucionet shtetërore thellësisht partiake, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejtë ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre. Konsolidimi i vazhdueshëm i pushtetit nga partia në pushtet, gjatë kësaj periudhe – shkruhet në raport gërreu edhe më tej besimin e publikut në pavarësinë e institucioneve të vendit.
Për zgjedhjet e majit 2011, raporti ndalet te vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të përmbysur rezultatin fillestar për Bashkinë e Tiranës, i perceptuar gjerësisht si partiak dhe që minoi besimin në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij.
20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

DASH, shuplakë Shqipërisë: Ka korrupsion kudo, KQZ partiake burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›