Në burg, vrau vëllain për xhelozinë ndaj gruas
20/12/2011 Jepet masa e sigurisë për Shaban Zhurin dhe bashkëshorten, deklaruan se i riu vrau veten
LUSHNJE- Gjykata e Lushnjës ka vendosur të lërë në burg pa afat 35-vjeçarin Shaban Zhuri i akuzuar për “vrasje me dashje” dhe bashkëshorten e tij, Lumturinë të akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Shaban Zhuri 35 vjeç nga fshati Çermë i rrethit të Lushnjës nuk ka preferuar të japë deklarime para trupit gjykues, teksa ndaj tij dhe bashkëshortes 34-vjeçare, Lumturisë, vendosej masa e sigurisë, duke pohuar se çfarë kishte pasur për të thënë e kishte pohuar para hetuesve. Ndërkaq, Lumturi Zhuri mësohet të jetë shprehur se është ndjerë e frikësuar pas asaj që ndodhi dhe se kjo ka qenë arsyeja pse e kishte fshehur armën.
Vrasja e vëllait
Prokurori i çështjes, pasi ka sqaruar para gjykatës provat e siguruara ndaj dy të dyshuarve ka kërkuar vendosjen e masës së sigurisë burg pa afat, masë që është cilësuar si e drejtë nga gjyqtarët. Nga deklarimet që Shabani ka dhënë para hetuesve është mësuar se ai dyshonte që vëllai i vogël 24-vjeçar, Gentjani e tradhtonte me bashkëshorten. Kur ai ka shkuar në banesën e tij, mesditën e të enjtes ka gjetur aty të vëllanë dhe ka debatuar më të, duke e qëlluar më pas me sende të forta duke i lënë shenja të dhunës në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas dyshohet se Shabani ka qëlluar më armë zjarri automatike mbi vëllain e vogël, Gentjan Zhurin 24 vjeç. Fillimisht Shabani e ka shoqëruar vëllain e tij për në spitalin e Lushnjës, por edhe transportimi i tij në Spitalin Ushtarak në Tiranë nuk e ka shpëtuar dot për shkak të plagëve të rënda. Në deklarimet e para të dhëna para policisë bashkëshortët tentuan ta fshihnin të vërtetën, duke pohuar se 24-vjeçari ishte vetëqëlluar me armë në momente depresioni, por plagët mbi trupin e viktimës i kanë tradhtuar.