E Diel, 1 Nëntor 2026

Skadon ultimatumi i PS, Berisha përgjigjet me akuza

TIRANE- Kur opozita deklaroi se në kundërpërgjigje të mohimit të qeverisë për hapjen e kutive të votimit, në kohën kur afati 10 ditor i vendosur nga PS ka mbaruar, do të vazhdojë rrugën e protestave deri në transparencën e plotë të zgjedhjeve, Kryeministri Berisha duket se ka vendosur të mos lëshojë pe por të përforcojë valën e akuzave kundër kreut të opozitës, të nisur disa ditë më parë në sallën e kuvendit.
Përmes një konferencë për shtyp, Kryeministri hodhi sërish akuza kundër kreut socialist duke e cilësuar si kryetar të një klani mafioz, që sipas Berishës e ka kthyer Tiranën në një lavatrice parash.

“Rama së bashku me një kupolë mafioze kanë vendosur mos njohin vullnetin tuaj, dhe qeverinë legjitime të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kërkesa e alenaces punisto-mafioze kërkon të nxijë një prej arritjeve më të mëdha në kulmin e demokracisë. Ky grup udhëheq klanet e mafies me të rrezikshme në Ballkan që e ka shndërruar Tiranën në lavatrice të mafies. Këta zotërinj nuk kanë asnjë interes demokratik, kombëtar. Këta nuk kanë hallin e kutive , kanë hallin e ekonomisë së tyre të bazuar tek krimi” theksoi Berisha përpara gazetarëve.
(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›