E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skafandrat politike

18-09-2013 / Nga Ramiz Lushaj

Dje, kur Edi Rama, kryeministri i sapozgjedhur po shkonte drejt Brukselit, në Tiranë ngjau një arrestim me poterë. Gjithandej stërthanë se është një ish gardist, një nga truprojat e Berishës. Nuk e njoh, veçse për herë të parë ia pashë foton. Kishte mbiemrin Skeja. Lajmnohet në media televizive e gazeta elektronike se arrestimi u krye nga policia… Policia e Shqipërisë, pasi erdhi në postin e ministrit të Brendshëm, Tahiri, ngjau arrestimi sensacional i Skejës, të cilin e përdorën si “peshqesh” për Ramën në Bruksel. Këtë ish-gardistin Skeja e oktapoduan politikisht si një nga truprojat e Berishës, si një nga njerëzit e paslidhur me atë “21 Janarin”, si një mik të djalit të kryeministrit, etj, etj. Çështja nuk është thjeshtë shtetasi Skeja si qytetar shqiptar apo ish-gardist, po kemi të bëjmë më një keqpërdorim politik ekstrem, me ripërseritje në kohë e mënyra politiko-ideologjike-policore të arrestimeve për pëlqime politike për eksponentët e lartë të politikës së sotme të PS-së(!) Ramës, kryeministrit të ri, i duhej ky lajm politik e policesk i Skejës në Bruksel për të “testuar” për Berishën dhe për vetveten e tij se deri në ç’shkallë mund të hakërrehej me urrejtje bio-politiko-juridike(!) ndaj Berishës dhe në ushtrimin e presionit politiko-ideologjik e policor ndaj demokratëve.
Gjithësesi: Po duket qartë kërcënimi i Ramës në Parlament të dielën kur iu drejtua deputetëve të së djathtës e njëjtësisht elektoratit të tyre: “Ju akoma nuk e keni parë se ç’është dhuna”(!!!). Po shihet ballas kërcënimi i zëvendëskryeministrit të ri Peleshi nga zyra e tij për largimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë nga selia e re (!!!) Po ushtron keqas ministri i ri i Brendshëm Tahiri një presion e aksion politik e psikologjik mbi Policinë e Shtetit, jo vetëm dje në ditën e Konferencës së Pezës, në një takim zyrtar publik në Hotel Tirana International me kryepolica të komisariateve, etj., po ia ka nistue prej kohësh këtij turravrapi hakrryes e hakmarrës edhe ndaj oficerëve të lartë të Policisë.
Lajmet po fjalaflasin se atje Bruksel po i lanë disa porosi kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Gjithësesi, ma mirë herët sesa vonë, ma mirë në start, në këtë turravrap politik-ideologjik-policor të tij, po ndihet nevojë e jashtëzakonshme që Presidenti i Komisionit Europian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Presidenti i Këshillit të Europës, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, e pse jo, edhe Sekretari i Shtetit Amerikan (mjaft i ngarkuar me Sirinë, etj.) t’i japin një kryeporosi kryeministrit tonë shqiptar, Edi Rama që kërcënon me dhunë në Parlament, drejt selisë së PDSH, në jetët e angazhimet shqiptare: Mos i vesh me skafandra politike-ideologjike-policore Qeverinë e ministrat e saj!
 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›