E Diel, 1 Nëntor 2026

Miku i ngushtë i Shkëlzen Berishës bëhet prefekt i Tiranës në moshën 30 vjeçareNga TemaKeltis Kruja, miku i ngushtë i djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës, do të jetë prefekti i ri i Tiranës. Vetëm 30 vjeç do të jetë njeriu që do drejtojë këtë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Miku i ngushtë i Shkëlzen Berishës bëhet prefekt i Tiranës në moshën 30 vjeçareNga Tema

Keltis Kruja, miku i ngushtë i djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës, do të jetë prefekti i ri i Tiranës. Vetëm 30 vjeç do të jetë njeriu që do drejtojë këtë institucion shumë të rëndësishëm duke hyrë kështu edhe në histori.

Kruja, një njeri që vetëm para pak vitesh mbaroi studimet për juridik, erdhi në këtë post pasi punonte në Ministri të Brendshme si njeriu që zhdukte informacionet që lidheshin me njerëzit që ka emëruar Shkëlzen Berisha dhe që merren me afera e trafiqe. I njohur si mik i Shkëlzenit dhe Rrahman Selmanllarit, Kruja zëvendëson në këtë detyrë Ruzhdi Keçin, i cili u dorëhoq për arsye personale.

Prefekti i ri vjen nga strukturat drejtuese të partisë, ku është Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ndërkohë që ka bërë edhe detyrën e drejtorit të Auditit në Ministrinë e Brendshme. Siç thuhet në faqen zyrtare të PD-së, Keltis Kruja ka lindur në Tiranë në vitin 1979 dhe ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në vitin 2003. Në listat e kandidatëve për deputetë PD-ja e rendiste atë të parafundit (nr.31) për qarkun e Tiranës.

Prefektin e ri e prezantoi zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni dhe ish-prefekti i Tiranës, Keçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›