Berisha po grabit pronat në bregdet me nismat e funditNga Alban DibraSë fundi më datë 19.08.2009, në vazhdim të qëndrimit të tij konsekuent dhe anti-pronar, Kryeministri, duke abuzuar me mundësitë e tij për të folur në TV, për të justifikuar qëndri
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha po grabit pronat në bregdet me nismat e funditNga Alban DibraSë fundi më datë 19.08.2009, në vazhdim të qëndrimit të tij konsekuent dhe anti-pronar,
Kryeministri, duke abuzuar me mundësitë e tij për të folur në TV, për të justifikuar
qëndrimin e tij antikushtetues dhe anti-pronar, sulmoi drejtuesit e shoqatës së
pronarëve. Fatkeqësi e popullit shqiptar që vendin e drejton një person që me qëndrimin e tij kundër pronarëve po shkatërron identitetin kombëtar.
Para dy ditësh, av. Agim Tartari, në një shkrim të botuar në gazetën “Tema” arsyetoi, larg ndikimeve politike të djathta apo të majta, mosrespektimin e të drejtës së pronësisë dhe nuk pati asnjë kundërshtim. Me datë 15.08.2009, Tema dhe shumë gazeta të tjera botuan reagimin e shoqatës kombëtare “Pronësi me Drejtësi” dhe të shoqatës së pronarëve të “Bregdetit” për nismën e fundit të kryeministrit, që të bëhet edhe një ligj që personave që kanë pushtuar dhe ndërtuar pa leje në zonat turistike, shteti t’ju shesë edhe trojet. Shkelësit e ligjit, Berisha i quajti “borgjezë të rinj” dhe propozimin e tij e quan zgjidhje. Sipas vlerësimit juridik kjo është shkelje e të drejtës së pronësisë.
Përse ju si kryeministër z. Berisha nuk pranoni si zgjidhje propozimin e pronarëve. Përse po luftoni me çdo mjet pronarët origjinale dhe sipas jush kur fillon koha zero e pronarit shqiptar mbi trojet e tij të trashëguara. Nëse në këto 18 vjet, zoti kryeministër, për mos kthimin e pronës tek i zoti, fajin e paskan drejtuesit e përçudnuar të Shoqatës së Pronarëve, po ju që keni qenë President dhe Kryeministër si justifikoheni sot?
Pse keni shkelur dhe vazhdoni ta shkelni nenin 181 të Kushtetutës, pse nuk kryeni detyrën institucionale që t’i jepni përgjigje kërkesave të panumërta të shoqatës “Pronësi me drejtësi” dhe “Bregdeti”, shkrimit të fundit publik të av. Agim Tartarit dhe ta zbatoni nenin 181 të
Kushtetutës, por bëni propozime për kompensime dhe ligje që e komplikojnë më tej
situatën e rëndë që keni krijuar duke qenë thuajse protagonist.
Historia e Shqipërisë nuk fillon me ligjin 7501 dhe nuk mbyllet me grabitjen e bregdetit, qoftë dhe me një ligj të sforcuar. Mos thelloni gabimet tuaja. Mos vallë mendoni se duke e thelluar veprimtarinë anti-pronar do të dilni i pastruar!! Ju ftoj të përgjigjeni në shtyp se si janë kthyer pronat në Tropojë dhe gjithë rrethet e veriut dhe kush
është fajtori i vërtetë për shqetësimet që ngrenë në shkrimet e tyre përfaqësuesit
e pronarëve. Ju ftojmë në këtë debat publik ju, përfaqësuesit tuaj juridikë, opinionistët dhe analistët e politikës në mënyrë që media të mos shfrytëzohet në mënyrë të njëanshme nga ju si kryeministër, por të luaj rrolin e saj për të korrigjuar gafat e politikanëve.